Bardhi e akuzoi se po krijon shtet paralel, Balluku emëron të besuarën e saj tek Instituti i Ndërtimit

Bardhi e akuzoi se po krijon shtet paralel, Balluku emëron të besuarën e saj tek Instituti i Ndërtimit

17:57, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me një reagim të ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi Belinda Balluku se ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj.  

E pas këtij reagimi, ka ardhur emërimi i radhës nga Balluku në drejtimin e institucioneve që ajo drejton.

Ditën e sotme Balluku ka larguar Artan Shkrelin nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa.

Dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë zëvendësja e Edi Ramësn, Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re.

Persida Shkrepa ka qenë një nga kandidatet e reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet.

Ndërkohë që SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku vijon të bëjë emërime drejtorash, zëvendësministrash e me siguri edhe të ndikojë në prishje të provave, intimidim zyrtarësh dhe të dirigjojë tendera nga buxheti i shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco