Bashkëshortja e Benet Becit, kryebashkiak i Shkodrës, i ka thurur lavde tenistit serb, Novak Gjokoviç.
Fitore Beci shkruan në Facebook, se Gjokoviç tregoi forcë, qëndrueshmëri dhe rezistëncë unike në ndeshjen finale të tenisit në turneun Australian Open.
‘Shumë urime për Carlos Alcaraz që fitoi sot Australian Open!
Nuk e mendoja se do ta kisha bërë ndonjëherë, po më duhet ta uroj edhe Novak Djokovic, jo për talentin e tij të padiskutueshëm, po kryesisht për qëndrueshmërinë, forcën, dhe rezistencën e tij unike.
Është një shembull i mosdorëzimit përballë vështirësive apo presionit!’, shkruan Fitore Beci në urimin e saj.

© SYRI.net