Berisha-deputetëve: Përparësi absolute ka organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10

13:48, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se përparësi absolute për opozitën mbetet organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10, duke u bërë thirrje deputetëve që çdo orë të ditës ta fokusojnë në takime me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal gjerësisht te ajo që e cilësoi si “dosja më e paparë në historinë e Europës”, ajo e AKSHI-t, për të cilën tha se implikon drejtpërdrejt kryeministrin  Rama, për përpjekje të qëllimshme për fshehje dhe shkatërrim dokumentesh, si dhe për kapje totale të drejtësisë.

Sipas liderit të opozitës, vetëm guximi dhe reagimi qytetar përmes protestës përbëjnë rrugën e vetme për t’i dhënë përgjigje kësaj situate.

Deklarata e plotë:

Plus, edhe njëherë, është lule dosja e Ballukut se ç’është dosja e AKSHI-t.
Dosja e AKSHI-t është dosja më e paparë ndonjëherë në historinë e Europës.
Ku vetë Edi Rama është kryesori.
Është kryesori!
Ku u detyrua të marrë haptas në mbrojtje Mirlindën për respektin maksimal që ka për të.
E ka se është Linda. Ajo është një prestanome e Lindës së Surrelit.
Po zotëri, ta dinë të gjithë qytetarët.
Mirlinda e AKSHI-t është presanome e Lindës së Surrelit, sepse i gjithë krimi i kësaj agjencie shtetërore, ka si strumbullar baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Lindës. E regjistruar me dokumente, e angazhuar në tenderat e AKSHI-t për kunatin.
Tani ky përpiqet, dhe ajo ushtarja e Agasit që thotë se nuk kam folur me Agasin për tendera, që i merrte peng biznesmenët, punon ditë e natë për të fshehur, për të shkatërruar dokumente.
Qytetarët e kanë kuptuar se vetëm fjala e tyre, vetëm guximi i tyre mund t’u japë përgjigje.
Nuk i zgjidh drejtësia këto sepse nuk pyesin më për drejtësi.
E kyçi ky drejtësinë.
Faktikisht e asgjësoi.
U ndala në këtë problem për të theksuar edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka protesta, që kanë qytetarët.
Koha është e qytetarëve.
Ndaj përparësi absolute për çdo orë të ditës tuaj ka takimi me qytetarët dhe organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10.
Llojshmëria e saj.
Po kuptohet që është rruga e vetme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco