Pagat e gjyqtarëve në Kushtetuese/ Berisha: Rama vendosi të paguaj 7 mijë euro një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë

11:35, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në çështjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se rritja e pagave është kompetencë e ekzekutivit, por theksoi se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Berisha u shpreh se qeveria ka deformuar “piramidën e pagave” duke vendosur paga të larta sipas interesave personale.

Sipas tij, vendosja e një page 7 mijë euro për kreun e SPAK përbën shkelje dhe cenon balancën në sistemin e drejtësisë. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese ka të drejtë ta rrëzojë një vendim të tillë, edhe pse rregullimi i pagave mbetet kompetencë e qeverisë. 

FJALA E BERISHËS:

Anila Hoxha: Kryeministri i vendit doli sot prap në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e gjyqtarëve, duke e cilësuar si një absurd rritjen e pagave. Si e konsideroni ju reagimin e kryeministrit?

Sali Berisha: Ka dy aspekte. Së pari ai po bën gjithçka që të ndikojë sepse e ka jashtëzakonisht të rëndësishme. Në lidhje me pagat, dua të them një të vërtetë. Asnjë diskutim se piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e tij, përveç se ndërmarrjet ekonomike publike.
Në këtë kontekst, në pamje të parë gjykata nuk ka asnjë lidhje. Por nëqoftëse ekzekutivi e ndërton kokë poshtë piramidën, unë nuk e kuptoj se gjykata nuk mund të ndërhyjë. 

Në ç’kuptim? Piramida parashikon rrogën më të lartë kreut të shtetit. Piramida ka një shkallare me disa shkallë.
Nëqoftëse ekzekutivi ka firmosur për faqen e zezë të tij, që Altin Troplini të jetë njeriu më i paguar në sistemin e drejtësië nga kufiri Slloveni-Austri gjer në Qipro, atëherë ai ka bërë jo piramidë të rrogave në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe ligjit, por ka bërë një piramidë në përputhje me interesat e tij personale, të cilën nuk mund ta bënte kurrë. 
Vërtetë ajo është kompetencë ekskluzive, por vërtetë ekzekutivi është i detyruar ta ushtrojë atë kompetencë në përputhje me parimet, frymën dhe gërmën e ligjit. 

Edi Rama ka shkelmuar me dy këmbët e tij ligjin. I ka vu mercenarit të SKAPI-t rrogën 7 mijë euro. Një delinkuenti, se kjo tribunë këtu do të vazhdojë, vetëm kini durim. Një delinkuenti i ka vënë rrugën 7 mijë euro.
Atëherë çdo gjykatës i lartë, çdo gjykatës Kushtetues, Prokurori e Përgjithshme kanë të drejtë të ndihen të shkelmuar, të poshtëruar nga qeveria në vendimin e saj. 

Anila Hoxha: Pra të gjithë këtë prishje të shtresave të pagave, ka të drejtë ta rregullojë Gjykata Kushtetuese. 

Sali Berisha: Nuk them ta rregullojë, nuk mund të them sepse duhet një ekspertizë më e thellë ligjore. Por ka të drejtë ta rrëzojë, absolutisht po. Rregullimin mendoj unë duhet ta bëjë përsëri ekzekutivi, sepse është një kompetencë shumë ekskluzive e ekzekutivit.
Por gjykata për mendimin tim, kur ajo ndërtohet mbi bazë xhepi dhe jo ligji, mbi bazë interesi, të paguaj unë një mercenarë që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë, atëherë ata kanë të drejtë. Dua të jem i drejtë me ta. 
Të gjitha këto do ti merrni me shkrim, do të ua shpërndajë zyra. 

Anila Hoxha, TCH: Po përdorni shumë figura letrare, e jo më fakte, apo përveç fakteve.

Sali Berisha: Në fëmijërinë time kisha një pasion, i hershëm shumë i hershëm u zgjua dhe thashë të kaloja pak në letërsi sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco