I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti deklaroi se reshjet e fundit të shiut ekspozuan dështimin dhe abuzimin me investimet në infrastrukturë.
Duke e krahasuar situatën me vendet europiane, Teliti theksoi se vetëm në Shqipëri rrugët dhe qytetet shkatërrohen nga reshje normale, ndërsa sipas tij, pak ujë mjaftoi për të “hequr makiazhin” e propagandës shumëvjeçare dhe për të nxjerrë në pah koston e lartë, keqmenaxhimin dhe mungesën e përgjegjshmërisë në punët publike.
DORIAN TELITI: Ja pra kjo që shohim është. Pra, kur ke për të hequr makiazhin, duhet pak ujë me t'a hequr. Dhe këtu pak pika shi, nxorrën lakuriq propagandën përsa i përket investimit në infrastrukturë. Po thoni një aks rrugor. E pyeta Besnikun e parë që doli në emision. Besnik, ti je profesionist i fushës, je inxhinier. Merr vesh shumë më tepër se të gjithë ne. Më thotë një aks rrugor, që nga fillimi deri në fund, është i kryer, është sipas standarteve. Po pse, se bie gjysëm ore shi, apo se kalojnë tre makina tonazhi të rëndë dhe makina dhe rruga duhet të prishet? Vetëm në Shqipëri ndodh kjo gjë. Edhe në Itali bie shi, dhe në Greqi bie shi, dhe në Francë, dhe në Gjermani dhe kështu me rradhë. Ama në Shqipëri, po ra shi, Tirana përmbytet dhe rrugët shkatërrohen.
Pra siç bie, hiqet makiazhi i çdokujt që ka vendosur makijazh, me pak ujë. Pak ujë u desh, nga natyra dhe nga Zoti, që të hiqte makiazhin e propagandës ekstreme që është bërë gjatë këtyre viteve, që jo thjesht na kanë shitur sapunin e për djathë, por na kanë shitur sapunin dhe katër pesë herë më shtrenjtë, sesa ç'është normat normale që ndërtojnë vendet europiane. Abuzim nga A-ja deri te Zh-ja. Kur ti e merr alfabetin, nuk gjen një germë të vetme të saj, e cila të mos jetë abuzive dhe ti bëre një provokim çfarë, Besimit i the, je si Belinda. Shiko Belinda është e paaplikueshme. Edhe në pozicionin e vet. Edhe kur të jemi ne në qeverisje, sigurisht nuk do kemi këto superministritë që ka dhe infrastrukturë dhe energji dhe çdo gjë dhe nën e babë brenda, nuk ka. Nuk funksionon. Përveç kësaj, japim dhe zëvëndëskryeministrin, bonus. Merret me çështjet e qeverisë. Përderisa themi, përderisa ai themi, shiko se kryeministri është çikë me pushime.
Kjo është papërgjegjshmëri e menaxhimit të punëve publike. Dhe ja ku jemi sot. Ja ku jemi sot. Kapen SMS-të, ti e shikon pastaj zonjën të ulur atje, buzëqesh. Buzëqesh atje, sikur të ketë qenë kikirika. Këto nuk janë kikirika, miliona euro të zhdukura. Janë bërë, janë kryer abuzime të cilat, fatkeqësisht nuk i kemi gjetur as ne, ne kemi denoncuar. Po provat s'i kemi gjetur ne. Provat, fatkeqësisht, për fatin tonë të keq, i kanë nxjerrë vetë ata. Po. Nga fakti që ishin aq të mosbesueshëm ndaj njëri-tjetrit, ai tipi i drejtorit të rrugëve ç'bënte, i bënte foto mesazheve të veta, ja çonte bashkëshortes së vet. Dhe pastaj kur shkoi SPAK-u, i sekuestroi, i zbardhi dhe ja ku jemi sot. Ore një rrugë, një rrugë, një rrugë me një aks. Një rrugë fillon shiu dhe ne lutemi në Tiranë. Aman mos zgjasë më shumë se çerek ore, se ndryshe u përmbyt Tirana. Po përmbytet Tirana, s'është thjesht dëmi ndaj biznesit. Nuk është thjesht dëmi ndaj infrastrukturës, po është bllokim. Është mungesë shërbimesh, njerëzit që bllokohen rrugëve. Po ata njerëz që shkuan atje. Unë kam një pyetje tjetër. Për pas shtatë orësh u lirua rruga. Pas shtatë orësh. Po cili është, cila është ajo strukturë shtetërore që shkoi atje dhe dha një shërbim, mbështeti ata njerëz që ishin atje. Të tërë të shëndetshëm janë ata njerëz që janë atje?
© SYRI.net