Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me bllokimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë në Dragostunjë, ku si pasojë e ndërtimt skandaloz dhe pa asnjë kontroll, masivi shkëmbor u shkëput duke bllokuar rrugën nacionale për orë të tëra gjatë paradites së sotme.
‘Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë në Dragostunjë, nuk është rastësi, as çështje moti. Është papërgjegjshmëri totale seriale e shtetit-parti, që as monitorin, as kontrollon, por vetëm korrupton’, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë në Dragostunjë, nuk është rastësi, as çështje moti.
Është papërgjegjshmëri totale seriale e shtetit-parti, që as monitorin, as kontrollon, por vetëm korrupton.
Mijëra qytetarë vuajnë sot, duke qëndruar me orë të tëra në të ftohtë, mënyrën dhe skemën arrogante dhe korruptive të tenderimeve të parave të shqiptarëve.
Kush nuk ka arsye (të gjithë kanë) të gjejë këtu një arsye për të protestuar në 10 Shkurt!
© SYRI.net