Berisha: Fermeri që foli dje kundër Ramës, foli në emër të të gjithë shqiptarëve

Berisha: Fermeri që foli dje kundër Ramës, foli në emër të të gjithë shqiptarëve

13:35, 31/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermeri që ngriti zërin në Divjakë kundër Edi Ramës, sipas Berishës, shprehu jo vetëm shqetësimin e fermerëve, por të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ai theksoi se kjo përkeqësim i kushteve për fermerët nuk është vetëm një problem sektorial, por një pasojë e politikave të dështuara të qeverisë, që ka çuar në recesionin e prodhimit bujqësor dhe rritjen e çmimeve.

Kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shqiptarëve, që tani po përballen me çmime më të larta se ato të vendeve fqinje, pavarësisht diferencave të mëdha në paga. Përgjigja e Ramës, sipas tij, ishte një tentativë për të shpëtuar nga pyetje të drejtëpërdrejta me arrogancë dhe panik.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Zoti Berisha, dje në Divjakë, fermeri që foli u injorua nga Rama, si e komentoni këtë situatë?

Sali Berisha: Së pari, fermeri që foli, foli me guxim në emër të gjithë fermerëve shqiptarë.
Por e vërteta, jo vetëm të fermerëve, por në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë sepse foli në emër të fermerëve sepse fermerët shqiptarë janë në kushte falimentimi sepse ka dy vite që prodhimi bujqësor është në rënie, në recesion.
Foli në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë, sepse rënia e prodhimit bujqësor ka rritur çmimet në Shqipëri, i ka bërë më të shtrenjta se në Itali, Greqi, vende që kanë rroga 5-7 herë më të larta se shqiptarët.
Kurse përgjigjet e Edi Ramës qenë përgjigjet e një njeriu në panik, arrogant, i cili u përpoq të shpëtojë nga pyetjet e drejta me arrogancën e neveritshme të një njeriu në agoni politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco