Berisha: E rëndësishme është të mos shkulemi nga Tirana, protestat në Surrel nuk janë hequr nga axhenda

13:24, 31/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha u shpreh se është e rëndësishme që opozita të mos largohet nga Tirana, ndërsa i përgjigjej sugjerimeve për të intensifikuar protestat në Surrel.

Ai theksoi se Rama ka "borxh" të largohet dhe të mos kthehet në Shqipëri, duke theksuar se ai do të mbrojë karrigen e tij deri në fund.

Megjithatë, Berisha siguroi se protestat në Surrel janë ende pjesë e axhendës së opozitës dhe, për këtë arsye, një grup i parë ka shkuar tashmë atje për të vazhduar presionin ndaj qeverisë.

Pjesë nga biseda:

Thoma Jani: Doktor, qytetarët të janë përgjigjur, por protestat mbeten të vakta. Pse nuk i shkoni në Surrel, Ramës dhe të mos shkuleni nga aty?

Sali Berisha: Thoma, e rëndësishme është të mos shkulemi nga Tirana, se sa për Surrelin, ai e ka me borxh të shkojë e të rrijë dhe jashtë shtetit dhe të mos kthehet, nuk e lëshon karrigen ai në atë mënyrë.
Por dhe në Surrel kemi çuar një detashment të parë, shkuan dhe përsëri protesta në Surrel nuk janë hequr nga axhenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco