Sali Berisha u shpreh se heshtja e ambasadorëve të BE-së në lidhje me çështjen e mandatit të Ballukut është një mesazh që flet vetë. Ai e lidhi këtë heshtje me ndikimin e lobimit të Edi Ramës, duke theksuar se ky lobim ka ende efektet e tij korruptive.
Megjithatë, Berisha theksoi se kjo nuk ka penguar shqiptarët të dalin në sheshe dhe të shprehin kundërshtitë e tyre.
Ai shtoi se shumë ambasadorë në Shqipëri nuk pajtohen me bllokimin e drejtësisë dhe zhvillimet e papranueshme në AKSHI, por e pranoi se heshtja e tyre nuk është një qëndrim i mirë në këtë rast.
Pjesë nga biseda:
Klinsman Mëhilli: Pse nuk i bëni ftesë ambasadorëve të BE të flasin për çështjen e mandatit. Doktor duhet grevë duke filluar nga ti si lider që me 10 e pa ndalim.
Sali Berisha: Të falënderoj shumë për sugjerimin. E vërteta është se heshtja e tyre është, për mendimin tim, është një heshtje e cila flet vetë.
Këtu tregon se lobimi i Edi Ramës ka akoma efektet e tij korruptive të neveritshme, por nuk pengoi shqiptarët të mbushin sheshin dhe të thonë fjalën e tyre.
Sidoqoftë, unë jam i bindur se nga ambasadorët që janë në Shqipëri, shumë prej tyre nuk pajtohen kurrë me bllokimin e drejtësisë, nuk pajtohen kurrë me zhvillimet e AKSHI-t, të cilat janë unike në historinë e Europës.
Por natyrisht heshtja nuk flet për mirë në këtë rast.
© SYRI.net