Në përgjigje të pyetjes për pjesëmarrjen e deputetëve në protestën e 10 shkurtit, Sali Berisha siguroi se të gjithë deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë aktivë në protestat e mëparshme, duke mbrojtur qytetarët dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në përballjen me policinë dhe mbrojtjen e opozitarëve të arrestuar.
Ai theksoi se deputetët kishin përballuar veprime të paligjshme, duke përfshirë pengimin e tyre nga forcat e rendit për të takuar të arrestuarit, dhe e cilësoi këtë si një shkelje të kushtetutës.
Berisha garantoi se deputetët do të jenë të pranishëm dhe shumë aktivë edhe në protestën e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të tyre në këtë luftë.
Pjesë nga biseda:
Agron Molla: A do të jenë të pranishëm të gjithë deputetët në protestën e 10 shkurtit. Duhet të jenë në rresht të parë deputetët, kanë imunitet. Derën duhet ta thyejnë deputetët, Ramën e rrëzon populli. A do të jetë protestë e qëndrueshme?
Sali Berisha: Agron, të garantoj se deputetët pa përjashtim kanë qenë që të gjithë në protestë. Kanë qenë disa me qytetarët e zonave të tyre, të tjerë kanë qenë të shpërndarë.
Por kanë qenë dhe kanë luajtur një rol, siç mund ta kesh ndjekur ndoshta, një rol jashtëzakonisht aktiv gjatë protestës dhe pas protestës në përmballje me policinë dhe në mbrojtje të qytetarëve opozitarë të arrestuar, të ndaluar, të keqtrajtuar nga policia.
Ju besoj e keni parë se, ata çanë rrethimin dhe u futën, se në mënyrë antikushtetuese një ushtar me mbiemër Shahini i Ergys Agasit nuk lejonte deputetët të hynin në komisariat dhe të takonin njerëzit.
Deputetët kanë qenë jashtëzakonisht aktiv dhe do të jenë shumë aktiv, ju siguroj unë ju.
© SYRI.net