Berisha: Protestat nuk kanë qenë pa rezultat! Duhet të përgatitemi për kryengritje të pandërprerë

Berisha: Protestat nuk kanë qenë pa rezultat! Duhet të përgatitemi për kryengritje të pandërprerë

13:06, 31/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në përgjigje të pyetjes për tubimin e 10 shkurtit, Sali Berisha theksoi se protesta e 24 janarit dhe ato të mëparshme nuk kanë qenë pa rezultat, por kanë pasur ndikim të madh, duke ngritur zërin e shqiptarëve dhe duke dërguar një mesazh të fuqishëm për botën.

Ai e quajti këtë një hap të rëndësishëm në betejën kundër diktaturës, duke theksuar se nuk është një ndeshje futbolli, por një përpjekje e qëndrueshme për të arritur qëllimin e opozitës.

Berisha bëri thirrje që të gjithë opozitarët të jenë të gatshëm për një "kryengritje të pandërprerë paqësore", duke shprehur bindjen se kjo është rruga për të përmbysur regjimin aktual dhe për të realizuar objektivat e opozitës.

Pjesë nga biseda;

Lida: Zoti Berisha, tubimi i 10 shkurtit çfarë do jetë konkretisht? Një marshim simbolik si protestat e 13 viteve më parë apo një përqendrim i vazhdueshëm me plan të qartë veprimi deri në largimin e Edi Ramës. Qytetarët kanë nevojë për qartësi dhe jo më për protesta pa rezultat.

Sali Berisha: Unë mendoj se protesta e 24 janarit dha një mësim dhe protestat e fundit nuk kanë qenë pa rezultat.
Kanë qenë më shume rezultat në kuptimin që edhe njëherë më lejoni të rikthehem. Imagjinoni një Shqipëri që nuk do protestonte përpara këtyre superskandaleve se si do turpërohej para botës, se çfarë meszhi i trishtë, çfarë ofendimi do të ishte për shqiptarët.
Kurse zëri i fuqishëm që u ngrit në bulevard dhe nuk ishte vetëm shëtitje, por dha mesazhin e duhur për shqiptarët dhe botën.
Por edhe njëherë, beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli.
Kërkohet që secili opozitar të përgatitet për protestë të qëndrueshme.
Të përgatitet për një kryengritje të pandërprerë paqësore për të realizuar qëllimin e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco