Berisha tha gjatë fjalës së tij se PD do të bëjë gjithçka për të siguruar një transparencë të plotë të pasurive, duke pranuar sugjerimin e Luma Veriores që të krijohet një kornizë ligjore për të konfirmuar pasuritë e paluajtshme të vëna në mënyrë të paligjshme.
Ai e vlerësoi këtë sugjerim si shumë të drejtë dhe e siguroi se do të ndërmerrnin veprime për të luftuar korrupsionin dhe pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.
Pjesë nga biseda:
Luma Veriore: Nëse nuk bën një kornizë ligjore paraprake për konfirmim të pasurive të paluajtshme që janë vënë në mënyrë të paligjshme nga korrupsioni, nga paraja e pistë rruga për përmbysje është e gjatë. Është momenti që të bëni në këtë mënyrë dhe të ndëshkoni dhe ata që kanë ngrënë nga të dy anët. Mos harroni të dërgoni pamfletë në çdo prag dere.
Sali Berisha: Të falënderoj për sygjerimin. Dhe ne do bëjmë gjithçka për një transparencë sa më të madhe dhe sygjerimi juaj është shumë i drejtë.
© SYRI.net