Berisha: Pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranës së karrigeve

Berisha: Pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranës së karrigeve

12:16, 31/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh në lidhje me organizimin e protestave dhe strategjinë e opozitës.

Ai i dha përgjigje një sugjerimi nga qytetarët për të organizuar protesta në disa qytete të Shqipërisë, duke theksuar se pasardhësit e regjimit të kaluar, përfshirë kryeministrin Edi Rama, nuk janë të interesuar për zhvillimin e vendit përtej Tiranës.

Sipas Berishës, pushteti aktual fokusohet vetëm në kontrollin e kryeqytetit dhe ka një mentalitet të ngushtë, të ngjashëm me atë të regjimit komunist, kur Kavaja dhe qytetet e tjera nuk konsideroheshin si prioritet. Ai theksoi se për këtë arsye, Partia Demokratike do të përqendrojë përpjekjet e saj për të sfiduar pushtetin në Tiranë, ku ai e konsideron qendrën e "organizates kriminale" që udhëheq vendin.

Fjala e tij:

Pirro Bano: Kam një mendim, pse mos të bëhen protesta në të njëjtën kohë në 4-5 qytete të ndryshme sepse mendoj se do mblidhen më shumë njerëz dhe do kenë efekt.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për mendimin dhe sugjerimin tuaj. Ju rikujtoj këtu se, pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranën e karrigeve. 
Më kujtohet si sot, kur Ramiz Aliaj thoshte se, Kavajën nuk e qeverisim ne, por ai gjithnjë kishte hallin e Tiranës. Ndaj dhe ne duhet të ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja se pse ne përqendrohemi tërësisht në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco