Nuk lejoi fermerët të shprehnin ankesat.../ Berisha reagon ndaj takimit të Ramës: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre...

Nuk lejoi fermerët të shprehnin ankesat.../ Berisha reagon ndaj takimit të Ramës: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre...

21:47, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, duke e cilësuar komunikimin të tij si arrogant dhe përçmues.

Në një postim në FB, Berisha shkruan se ajo që u pa në takimin e sotëm ishte “përçmim dhe arrogancë”, duke theksuar se ky, sipas tij, është modeli i debatit të kryeministrit me qytetarët.

Arrogancë dhe përçmim, përçmim dhe arrogancë, ky është debati me Ramaduron!’, shkruan Berisha në FB.

Kujtojmë që në takimin e sotëm me fermerët në Divjakë, Rama u përball me ankesat e tyre në drejtim të qeverisë.

LEXHO EDHE: Skandal në Divjakë/ Fermeri gozhdon Ramën: Jemi shtresa më e pambrojtur, kryeministri e kërcënon

Ne jemi shtresa e pambrojtur...’. Mjaftoi kjo fjali e thënë nga një fermer i pranishëm në takim, që Rama më pas t’i hiqte fjalën duke mos e lejuar të fliste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco