Deputeti i PD-së, Edi Paloka thotë se është një nga njerëzit që nuk beson se kryeministrin Edi Rama do ta largojnë ndërkombëtarët.
Në një intervistë në News24, Paloka theksoi se më e rëndësishme se mbështetja e ndërkombëtarëve është ajo çka po ndodh brenda vendit.
“Nëse dikush mendon se do vijnë ata nga jashtë dhe do na e zgjidhin problemin, ta harrojnë. Për mua ndërkombëtarët, të paktën SHBA e kanë luajtur këtë rol. Mos dëgjojmë këto përrallat e Ramës për vizitën e Ivanka Trump. Nuk ka ndryshuar asgjë me administratën e Trump”, tha Paloka.
Paloka: Në mënyrë të padiskutueshme këto shkojnë paralelisht, por determinante është çfarë ndodh në Shqipëri. Nëse dikush mendon se do vijnë ata nga jashtë dhe do na e zgjidhin problemin, ta harrojnë. Për mua ndërkombëtarët, të paktën SHBA e kanë luajtur këtë rol. Mos dëgjojmë këto përrallat e Ramës për vizitën e Ivanka Trump. Nuk ka ndryshuar asgjë me administratën e Trump.
Rama është kryeministër pa urimin e SHBA-ve. Çdo javë Ramës i është kujtuar së fundmi dhe nga ambasada e SHBA që dikur ishte në heshtje që kalonte disa citime të Trump dhe Rubios, së fundmi dhe ambasadaa e SHBA ka folur hapur, vetëm emrin si ka vënë. Narkoshteti që detyron qytetarët të ikin nga vendi. Për mua qëndrimi i SHBA është i qartë. E patë shfaqjen në parlament cfarë tha. Ajo që ndodhi në Izrael, të gjitha tregojnë se Rama është në hall të madh.
© SYRI.net