I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka paralajmëruar intensifikimin e protestave kundër qeverisë, duke theksuar se ato do të jenë më të fuqishme dhe me qëllim goditjen e qeverisjes së Edi Ramës.
Boçi e lidh këtë aksion me korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika, duke argumentuar se institucionet janë të mbyllura dhe të kontrolluara, duke lënë protestat si të vetmen mundësi për të luftuar këtë "absurditet".
Ai theksoi se qytetarët janë të zhgënjyer dhe që kanë humbur besimin tek qeveria, dhe se drejtësia nuk po funksionon në mënyrë të pavarur, për shkak të politizimit të saj. Boçi kërkoi një strategji të bashkërenduar mes protestave qytetare, veprimit të drejtësisë dhe presionit ndërkombëtar për të shkurtuar kohën e krizës dhe për të arritur një ndryshim të vërtetë në Shqipëri.
Pjesë nga deklarata:
Do ketë dhe protesta të tjera për të krijuar pikërisht atë goditjen politike të fortë që opozita, njerëzit në protestë, nuk pajtohen me korrupsionin, nuk pajtohen me mënyrën si i qeveris Rama, nuk pajtohen me mënyrën si ai i qaset drejtësisë, si e ka kapur, si e kontrollon dhe si e trysnon atë. Madje në frekuencë më të shtuar do ketë sërish protesta. Protestat nuk do jenë të ngjashme sikurse e datës 24 nuk i ngjante datës 22 dhe data 10 nuk do i ngjajë datës 24. E kam fjalën për intensitetin, mënyrën e përshfaqjes së mesazheve të saj, intensifikim. Pasi tashmë nuk ka zgjidhje të tjera, nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur çështjen e absurditetit të pushtetit politik të Ramës, përveç se protestës. Parlamenti është i kufizuar, i mbyllur, i kontrolluar totalisht. Opozita nuk ka atë rolin kushtetues që i garantohet nga kushtetuta. Rrugët e tjera të drejtësisë qartazi duket që ka një kontroll të pushtetit politik mbi sistemin e drejtësisë. Zgjidhja dhe drejtësia janë në shesh, janë në rrugë dhe duhet të realizohen në këtë lloj forme.
Protesta është një mënyrë si ekziston opozita, por dhe se si njerëzit, populli arrin zgjidhjen e çështjeve politike dhe sociale kur këto agravohen deri në atë pikë sa rrëzojnë dhe besimin që qytetarët kanë tek qeveria. Normal një qeveri e dalë nga një proces zgjedhor i grabitur nuk mund të performojë ndryshe përpos kësaj mënyre dhe të ndërtojë një konflikt të hapur social me qytetarin, me kundërshtarët politikë, me vetë sistemin dhe të synojë të rrijë në forma jo drejtimi shërbimi, por në forma alternative duke sunduar, duke blerë pushtet, duke dhënë interesa dhe duke vazhduar në këtë ekuacion vazhdimisht, pafundësisht për të ruajtur privilegjet dhe pozicionin e vet.
Dramaticiteti shihet tek ato kronikat që ju sapo i transmetuat, tek situata ekonomike e Shqipërisë, tek faktet e nxjerra në pah nga çështjet hetimore që SPAK ka në duar, i cili nuk po vepron ende, është në ngërç për shkak të mbrojtjes politike.
Pra, të shohë parametrat e mënyrës si qeveriset, si është korrupsioni, si janë grabitur tenderat, si janë vjedhur shqiptarët në vazhdimësi, si është raporti i OSBE-ODIHR-it dhe në bazë të tyre pastaj edhe mund të artikulojë të vërteta. Nuk e mësojmë ne, nuk e orientojmë ne. Është mënyra se si ata impostohen, i qasen realitetit të Shqipërisë. E rëndësishme është që ne dimë ta lexojmë realitetin tonë ashtu siç ai na ndikon dhe qytetarët tashmë e kanë lexuar këtë realitet. Nuk pritet një ekstra të vijë këtu dhe të na tregojë arat ne dhe të jetë ai domethënë që të na dëshmojë që sa e vështirë është situata në Shqipëri. Dhe në këtë pikë situata është e tillë që domosdoshmëria e protestave është rruga dhe zgjidhja e vetme, aty ku e ka futur dhe dashje pa dashje dhe qeverisja.
Qeverisja nuk i do protestat, por nuk ka lënë hapësirë zgjidhje. Kam thënë që është një ndër rrugët kryesore që rakordohet sigurisht me elementë të tjerë. Rakordohet edhe me mënyrën si vepron drejtësia, sepse dëshmon të gjitha akuzat që ka ngritur Partia Demokratike, faktet që ajo ka dorëzuar në SPAK. Pra, zbulon të vërtetën e situatës së rëndë në Shqipëri, të qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës që normalisht ngjall reaksion, sepse qytetarët duan të drejtën, duan të mirën, duan të vërtetën, duan shërbime, ndërkohë që grabiten, por duhet edhe një faktor i rëndësishëm që është pjesë edhe ky reporteri që ju më cituat edhe ky faktor ndërkombëtar, i cili kur do din ta lexojë situatën në rreshta, pa rreshta, mbi rreshta dhe kur domethënë ka lobim e devijon sepse e kam thënë gjithmonë, gjuha është e rrafshët dhe po të duash e përdor për të pasqyruar të vërtetën dhe po të duash e përdor dhe për të goditur të vërtetën.
Duhen protesta, duhet drejtësia të vazhdojë punën e saj, mos pengohet, përndryshe do ketë reaksion akoma më të madh në datën 10 dhe në datat në vazhdim. Duhet që dhe faktori ndërkombëtar, i cili sot nuk ka atë komunikim që ka pasur me Ramën, edhe në raport të Ramës me ta, që edhe i sfidon ndoshta, edhe i neglizhon, por dhe këta në raport me Ramën që ndonjëherë kanë luhatjet e tyre. Tek e fundit kanë axhendat e tyre të kombeve që përfaqësojnë, pa konsideruar ato institucione që përfaqësojnë gjithë Bashkimin Europian, por që e dinë mirë se çfarë ka ndodhur dhe madje që duhet të artikulohen, të flasin për çështjet sensitive siç është kapja e zëvendës kryeministres në korrupsion dhe pengesa që i bëhet drejtësisë. Mos harrojmë që faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka mbajtur flamurin e mbrojtjes së së drejtësisë dhe veprimtarisë së SPAK-ut. Ndërkohë që SPAK-u goditet nga qeverisja, ende nuk kemi një prononcim të tyre dhe që duhet të ishte dhënë dhe ndoshta që qytetarët e presin. Pra, janë të gjithë këto faktorë që duhet të vijnë së bashku, kush më shumë e kush më pak në peshën e tyre, por peshën kryesore këtu e mban protesta e qytetarëve. Pra, në qoftë se janë të tre bashkë dhe t'i heqim protestën, dy elementët e tjerë nuk rrëzojnë Ramën. Në qoftë se ekziston protesta dhe ka intensitetin, qëndrueshmërinë e saj, pavarësisht dy faktorëve të tjerë, atëherë konkludimi mund të zgjatet në kohë, por ama mund të arrihet si qëllim. Këto dy të tjerët e shkurtojnë kohën sepse edhe qytetarët e kërkojnë shkurtimin e kësaj kohe.
Të ngjashme dhe është e tmerrshme se si institucionet që përfaqësojnë drejtësinë në Shqipëri dhe artikulojnë drejtësi dhe nuk bëjnë drejtësi. Ndërkohë që flitet për personazhe, vendimet e të cilëve kanë afektuar jetën politike në Shqipëri. Irena Gjoka me vendimet e saj ka goditur opozitën, ka dashur të japë vendime që çojnë në eliminimin madje të opozitës. Ndërkohë që mbart akuza të vërtetuara nga hetimi i prokurorisë që është një person që nuk e meriton të jetë në sistemin e drejtësisë, për shkak se nuk ka deklaruar dënimet e saj, ka qenë e dënuar dhe vazhdon të qëndrojë në sistemin e drejtësisë. Dhe konkludimi është trishtues domethënë, si qytetar, si mundet të ekzistojë drejtësia kur njerëzit që mbartin autoritetin për të dhënë drejtësi janë të padrejtë në mënyrën se si kanë ardhur, si ekzistojnë, si fshehin provat, si janë dënuar. Dhe se si institucionet që pretendojnë të mbrojnë drejtësinë pajtohen me emra të tillë që kanë njolla të tilla, pengesa, pamundësi për të vazhduar të jesh pjesë e sistemit të drejtësisë, se sikur u bë një veting.
U hoqën ata që mund të kishin vokacion djathtas, që kishin ndonjë lidhje familjare djathtas, ju bë biografia, pasuria. Ndërkohë që për këto persona çfarë, çfarë duhet për Irena Gjokën? Çfarë duhet të ketë më shumë? Dhe kush do e bëjë? Do e bëjë ILD-ja. ILD-ja që ka drejtim tërësisht politik, që personi që drejton ILD-në, SPAK-u, ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës në dijeninë time. Dhe besueshmëria, pse duhet të jetë kaq domethënë e madhe? Duhet të ketë pritshmëri. Jo. Kalimi i këtij topi do të thotë që ne kemi institucione të drejtësisë që nuk bëjnë drejtësi dhe nuk japin drejtësi, po janë institucione politike që e përdorin drejtësinë si instrument. Ky është konkludimi.
© SYRI.net