Teksa Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e kësaj të premteje, 30 janar nuk pati kurajën dhe guximin të shkarkonte nga detyra gjyqtaren me tre mbiemra, Irena Gjoka, me sa duket ‘lëpin’ atë që ‘pështyn’ vetë.
Dikur, KLGJ e justifikonte mos shkarkimin e gjyqtares së GJKKO me argumentin se nuk kishte përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme, lidhur me hetimet që kjo e fundit kishte bërë ndaj Gjokës, sot përgjigjen e PP, e kishte në tavolinë, por e injoroi atë.
Një fakt të tillë e ka rikthyer edhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se për tre herë me radhë KLGJ ishte në pritje të përgjigjes së Prokurorisë së Përgjithshme për marrjen në shqyrtim të rastit të gjyqtares Irena Gjoka, tashmë e faktuar se ka qenë e dënuar në Greqi, vepër të cilën e ka fshehur gjatë vetimit.
‘Nuk janë shtetarë, po lolo të pushtave të shtetit’, shkruan Malltezi.
Përmes manovrave aspak të ligjshme, Inspektori i Lartë i Drjetësisë prej 8 muajsh mban në sirtar dosjen e gjyqtares Irena Gjoka, duke mos dalë me vendim, dhe të gjithën këtë, thekson Malltezi e bën nga frika.
‘Me sybet reforma për të mbrojtur një delinkuete që mbyllte gjyqet tek kafeneja përballë gjykatores dhe që ia plasën revolen në sallë të gjyqit për pazaret’, përmbyll reagimin e tij me ironi, Jamarbër Malltezi.
Stausi
Bëjeni dhe këtë, ideja është që 3 herë ka thënë KLGJ po presim Prokurorinë, tani që çoi Prokuroria, thotë nuk e gjykojmë ne e gjykon ILD-ja.
Jo 1, por 3 përgjigje na ka dërguar mender-KLGJ ku shkruan se po pret përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën ndonëse kish vërtetim me VULË APOSTILE! Tani që ia solli Prokuroria e Përgjithshme ia con ILD [😂] Lapangjosë!
Nuk janë shtetarë por lolo të pushtave te shtetit. ILD ka 8 muaj që gjithashtu e mban në sirtar nga frika. Me sybet reforma për të mbrojtur një delinkuete që mbyllte gjyqet tek kafeneja përballë gjykatores dhe që ia plasën revolen në sallë të gjyqit për pazaret.
© SYRI.net