Berisha: Bllokimit që i bëjnë drejtësisë Rama-Balluku, bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mazhorancën

Berisha: Bllokimit që i bëjnë drejtësisë Rama-Balluku, bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mazhorancën

14:30, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me mazhorancën socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për bllokim të drejtësisë dhe mbrojtje të asaj që e cilësoi si vjedhje miliardëshe.

I pyetur lidhur me ftesën e socialistëve për përfshirjen e opozitës në punën për reformën territoriale, Berisha u shpreh se mazhoranca aktuale nuk ka as vullnet dhe as legjitimitet për dialog, pasi qeverisja e saj mbështetet mbi “mandate krimi” dhe plaçkitje të pasurive publike.

Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi drejtpërdrejt Ramën për përdorimin e Ballukut si mburojë politike, ndërsa shtoi se vetëm reagimi i sovranit dhe përballja me drejtësinë do t’i japë fund kësaj situate.

Deklarata për media:

Anisa Kadesha, RTSH: Ndërkohë, socialistët kanë deklaruar se nuk do t’ju presin më shumë se të hënën për t’iu bashkuar punës për reformën territoriale. Cili do të jetë qëndrimi juaj, z. Berisha?

Sali Berisha: Bllokimit që i bëjnë drejtësisë dhe mbrojtja që i bëjnë vjedhjeve miliardëshe të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj mazhorance. 
Lubi Balluku, është historia më e turpshme e një vendi, në të cilin kreu i organizatës kriminale përdor si mburojë atë, për të shpëtuar veten e tij.
Regjistrojini mundësisht dhe i ftoj qytetarët ta regjistrojnë në memorien e tyre. Garantoj se sot në planet nuk ka një kryeministër të dytë si Edi Rama, i cili prapa çdo firme të ketë një vjedhje. Nuk ka.
Prapa çdo vendimi të ketë një vjedhje. Nuk ka. 
Ndaj dhe kjo që shifni me Ballukun, ka të bëjë vetëm me këtë që thashë. 
E morët vesh, 10 ditë më parë i dha vëllaut të vet, 2-3 vendime me firmë nominale, 37 mijë metër katrorë tokë publike. 
Pasi ka vjedhur vetë bazat e ushtrisë në Limion e me radhë, tani u është kthyer reparteve me vëllanë e vet dhe u rrëmben tokën, me emër. Nuk ka. Në çdo vendim ka vjedhje, ka vjedhje dhe plaçkitje.
Ndaj dhe ai nuk mundet kurrsesi të pranojë heqjen, sepse shkon vetë, të shkojë para drejtësisë, por do ta çojë sovrani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco