Berisha deklaroi se koalicioni opozitar mbështet plotësisht nismën e një grupi intelektualësh për bashkimin e të gjitha forcave politike opozitare në një front të përbashkët kundër kryeministrit Edi Rama.
Pas takimit me aleatët tradicionalë dhe përfaqësues të Forumit për Dialog në selinë e PD-së, Berisha theksoi se diskutimet kanë qenë të frytshme, ndërsa lidhur me protestën e paralajmëruar më 10 shkurt, ai bëri me dije se skenari i saj do të bëhet publik në ditët në vijim.
Deklarata e plotë:
Marsi Korreshi, SYRI TV: Z. Berisha, ndërkohë që sot në seli pritet aleatët tuaj tradicionalë dhe Forumi për Dialog, çfarë u diskutua në këtë takim dhe cili do të jetë skenari i protestës së 10 shkurtit? Faleminderit.
Sali Berisha: PD ka mbështetur plotësisht iniciativën e këtij grupi intelektualësh të cilët janë të përkushtuar për bashkimin e të gjitha forcave politike opozitare dhe faktorëve të tjerë në betejë, kundër të keqes më të madhe që ka njohur dhe pllakosur Shqipërinë, kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Ne patëm një diskutim të frytshëm si koalicion dhe mund të ju them se koalicioni mbështet plotësisht nismën e tyre.
Marsi Korreshi: Për protestën konkretisht, cili do të jetë skenari i saj?
Sali Berisha: Skenari i protestës, ditët në vazhdim do të azhurnoheni me të.
Sot është vetëm njoftimi sepse mezi prisnin njerëzit datën. Absolutisht njerëzit me padurim prisnin datën e protestës dhe u zgjat pak.
© SYRI.net