SKANDAL/ Nis vjedhja e pronave në Himarë, Tavo krijon me VKB ‘Himara Invest’ - Të gjitha në dorë të tij, shmang Këshillin

14:20, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas marrjes së Bashkisë Himarë me arrestime dhe mosnjohje të vullnetit të qytetarëve, Edi Rama dhe Vangjel Tavo kanë nisur edhe aksionin për marrjen e pronave që i përkasin Bashkisë dhe qytetarëve himariotë. Tavo i ka propozuar Këshillit Bashkiak që të japë autorizimin për ngritjen e kompanisë “Himara Invest” e cila do të shmang në të ardhmen këshillin dhe do të mund të përdor të gjitha pronat për investime duke krijuar marrëveshje me kompani private.

Nga Syri TV

Pas zhbërjes së vullnetit të qytetarëve të Himarës, duke arrestuar dhe moslejuar marrjen e mandatit nga kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri, dhe ribërjes së zgjedhjeve, ku, me forcën e pushtetit vendosi në krye të Bashkisë Vangjel Tavon, Edi Rama duket se ka nisur zbatimin e projektit të vërtetë të kësaj beteje: Marrjen e pronave në bregdetin e Himarës.

Ndryshe nga sa e parashikon ligji, për menaxhimin e pronave të Bashkisë, Vangjel Tavo ka kërkuar nga Këshilli Bashkiak, ngritjen e kompanisë 'Himara Invest', që do të ketë si objekt të vetëm të saj, menaxhimin e pronave të bregdetit si dhe godinat shteterore në pronësi të Bashkisë.

Në mënyrë të fshehtë dhe larg vëmendjes së publikut, në mbledhjen e sotme të këshillit është futur për miratim projektvendimi për “Krijimin e Shoqërisë Bashkiake Himara Invest”, e cila do të shmangë vendimarrjen e Këshillit Bashkiak për këto prona, dhe do të mund të hyjë në marrëdhënie me kompani private për përdorimin dhe ndërtimin në pronat bregdetare.

Në pikën 10 të këtij projekt-vendimi, parashikohet që të gjitha pronat e Bashkisë, i kalojnë Himara Invest, duke i dhënë dorë të lirë kryebashkiakut Vangjel Tavo dhe personit të emërar prej tij në krye të kompanisë së re, përdorjen e pronave

PROJEKTVENDIMI

Menaxhimin e plazheve publike dhe hapësirave bregdetare, përfshirë administrimin, mirëmbajtjen, ofrimin e shërbimeve sezonale, sigurinë dhe zbatimin e standardeve bashkëkohore, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi; Menaxhimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin ekonomik të aseteve bashkiake, përfshirë pronat, ambientet, infrastrukturën publike dhe pasuritë e tjera në pronësi të Bashkisë Himarë, me synim rritjen e të ardhurave dhe përdorimin e qëndrueshëm të tyre; Administrimin e shërbimeve publike me karakter tregtar dhe shërbimeve të tjera që i delegohen shoqërisë nga Bashkia Himarë;

 E po në këtë pikë, saktësohet se kjo kompani merr të drejtën që të hyjë në marrëdhënie me palë të treta për pronat e Bashkisë, duke shmangur kështu ligjin që këtë kompetencë ja jep Këshillit Bashkiak.

 PROJEKTVENDIMI

Realizimin e punimeve të mirëmbajtjes, rikonstruksionit dhe ndërhyrjeve teknike në objektet dhe infrastrukturën publike, në funksion të objektit të veprimtarisë së shoqërisë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimet dhe ndërtimin;

Hyrjen në marrëdhënie kontraktuale, marrëveshje, akte bashkëpunimi apo forma të tjera juridike të lejuara nga legjislacioni në fuqi, me palë të treta, publike ose private, vendase ose të huaja, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së shoqërisë.

 Madje në pikën 11, të projektvendimit përforcohet fakti, se ky vendim i miratuar nga Këshilli Bashkiak, do ti shërbejë kompanisë “Himara Invest” që të hyrë në marrëdhënie me palë të treta për të bërë biznes, pa patur më nevoj që këshilli bashkiak të pyetet.

 PROJEKTVENDIMI

Shoqëria "Himara Invest" sh.p.k. ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie kontraktuale, marrëveshje, akte bashkëpunimi apo forma të tjera juridike të lejuara nga ligji, me palë të treta vendase ose të huaja, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj, gjenerimit të të ardhurave dhe nxitjes së zhvillimit të turizmit, bujqësisë dhe ekonomisë lokale.

 Në statutin e Kompanisë, që u kalua sot për votim, kompetencat dhe vendimmarrja si pronar i vetëm i takojnë kryebashkiakut Vangjel Tavo, dhe si administrator i kompanisë është përcaktuar shtetasi Donjaldo Hoxha.

Për këtë vendim ka reaguar edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që e konsideron aktin si tentativë për të shtënë në dorë dhe për të përdorur për qëllime klienteliste pasuritë që i përkasin Bashkisë dhe gjithë popullit të Himarës.

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule shprehset kjo ëhstë tentativë e pastër e Edi Ramës për vjedhjen e pronave të himariotëve.

Ky është një akt flagrant i tentativës për të vjedhur pasurinë publike nga të katapultuarit e Edi Ramës në Himarë, një akt që nuk ka asnjë justifikim politik, moral apo ligjor, por që provon arsyet dhe shkaqet pse u vodhën zgjedhjet në Himarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco