Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Divjakë e pavarësisht korrupsionit të faktuar me fondet e IPARD kryeministri gjeti fajtorë qytetarët për faktin se ata nuk kanë informacion se si të përfitojnë nga fondet. Edhe pse vendi u përmbyt për javë të tëra, Rama nuk përmendi dëmshpërblime, por u justifikua me faktin se përmbytje ka edhe në Itali
Syri tv
Kryeministri Rama ka vizituar fermerët në Divjakë. Ndërsa fondet e IPARD merren nga zyrtarët e Partisë Socialiste ku vetëm në Divjakë u morën nga ish kreu i Bashkisë Fredi Kokoneshi dhe nga kryetari aktual i Bashkisë Josif Gorrea.
Rama u ka thënë fermerëve të zonës se para për bujqësinë ka, por ata janë të painformuar për t’I marrë ato.
Divjaka është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet teksa për këto dëme në bujqësi Rama u justifikua se njësoj ndodh edhe në Itali, ndërsa nuk përmendi dëmshpërblime.
Qëndrimi I kryeministrit solli irritim të qytetarëve të pranishëm të cilët tentuan ti bëjnë pyetje.
Por kryeministri deklaroi se duhet të largohej.
© SYRI.net