Steve Bannon sulmon Melonin: 'Globaliste, mosmirënjohëse ndaj SHBA-së' Italia: F*ck You!

Steve Bannon sulmon Melonin: 'Globaliste, mosmirënjohëse ndaj SHBA-së' Italia: F*ck You!

13:32, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Steve Bannon, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump dhe ideolog i së djathtës radikale amerikane, ka rindezur polemikat me deklarata shumë të ashpra ndaj Italisë, Bashkimit Evropian dhe kryeministres Giorgia Meloni, në një intervistë për mediat italiane.

Bannon ka sulmuar Italinë për qëndrimin ndaj bashkëpunimit me autoritetet amerikane të sigurisë, veçanërisht lidhur me praninë e agjencive si ICE, FBI dhe DHS gjatë Lojërave Olimpike.

“Nëse nuk e doni ndihmën tonë, atëherë fuck you. Ne nuk dërgojmë askënd dhe madje mund të tërheqim edhe ekipin amerikan nga Lojërat Olimpike”, ka deklaruar ai, duke kërkuar që citimi të publikohet fjalë për fjalë.

Sipas Bannon, Italia dhe Evropa janë tepër të varura nga Shtetet e Bashkuara për sigurinë e tyre. Ai i ka quajtur vendet evropiane “mosmirënjohëse” dhe ka shtuar se pa mbështetjen amerikane, NATO nuk do të ishte në gjendje të garantonte mbrojtjen e kontinentit.

Kritika ndaj Giorgia Melonit

Një pjesë e rëndësishme e intervistës i është kushtuar kryeministres italiane Giorgia Meloni. Bannon, i cili më parë e kishte vlerësuar atë si një lidere sovraniste, shprehet tani hapur i zhgënjyer:

“Ishte fantastike, por tani është bërë një globaliste e plotë. Ka luajtur lojën e Bashkimit Evropian sepse i duheshin paratë”.

Ai shton se Meloni flet shumë për Ukrainën, por sipas tij, nuk ka burime reale ekonomike dhe ushtarake për të mbështetur qëndrimet e saj.

“Në SHBA nuk e marrin më seriozisht”, thekson Bannon.

Thirrje për masa ekstreme në SHBA

Duke folur për situatën e sigurisë në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për trazirat në Minneapolis, Bannon përdor një gjuhë tepër radikale. Ai flet për një “insurrecion” të drejtuar nga grupe që i quan “revolucionarë profesionistë”.

Bannon i përshkruan këto grupe si “terroristë” dhe përdor këtë argument për të kërkuar që presidenti Trump të përdorë Insurrection Act, të marrë kontrollin federal të Gardës Kombëtare dhe të dërgojë trupa elitare për të “pastruar qytetin”, si dhe të arrestojë drejtuesit lokalë që nuk zbatojnë ligjet federale për emigracionin.

Trisulti dhe “Akademia e Gladiatorëve”

Pavarësisht polemikave dhe kundërshtimeve në Itali, Bannon konfirmon se nuk ka hequr dorë nga projekti i tij për hapjen e një akademie politike në Trisulti (në rajonin e Lazio-s).

Ai shprehet i bindur se betejat ligjore po shkojnë në favorin e tij: “Po, sigurisht, dhe po fitojmë në planin ligjor. Nuk ka vend më të mirë për Akademinë tonë të Gladiatorëve. I dua italianët dhe Romën: jeni një nga vendet e mëdha të botës.

Problemi i vetëm është se Italia ka klasën politike më të keqe në Tokë, sepse vjedh nga populli i vet. Por ankimet janë në vazhdim, po i fitojmë, dhe së shpejti mijëra studentë do të mund të mësojnë politikë dhe komunikim të së djathtës”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco