Shpopullimi i Rilindjes/ Liçaj: Platformë e mirëstudiuar nga armiqtë më të mëdhenj të kombit, Soros e Rama

Shpopullimi i Rilindjes/ Liçaj: Platformë e mirëstudiuar nga armiqtë më të mëdhenj të kombit, Soros e Rama

09:43, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Largimi masiv i shqiptarëve nga vendi i tyre është kthyer në një fenomen me përmasa alarmante, i ngjashëm me një eksod në kohë lufte, pavarësisht se vendi jeton në paqe.

Për aktivistin e njohur i shoqërisë, në studion e 'Kafe Shqeto' Neritan Liçaj, aktori dhe aktivisti i njohur i shoqërisë shpreh shqetësimin  akuza të forta për një plan të mirëorganizuar për shpopullimin e Shqipërisë. 

Ai drejtoi gishtin specifikisht tek miliarderi George Soros dhe "klika e banalëve në pushtet", të cilët, po bëjnë gjithçka për ta mbajtur pushtetin derisa "ta shfarosin këtë vend".

"Problemi është se këtu në Shqipëri nuk ka luftë dhe eksodi, largimi është aq i madh sikur njësoj të ishte luftë.

Ne jemi popull që po fiket dhe kjo është alarmante. Ne po ikim nga vendi ynë dhe kjo është platformë

. Dhe kjo është një platformë e mirë studiuar nga armiqtë më të mëdhenj të këtij kombi. Dhe një ndër ta është pa diskutim George Soros me gjithë këtë klikën e banalëve që i kanë në pushtet dhe që po bën gjithçka është e mundur për t'i mbajtur deri sa ta shfarosë këtë vend. Domethënë dhe turpi është i joni. Ne nuk na shfarosi dot Roma. Ne nuk na shfarosi dot otomanët. Po na shfaros një zhapik atje, (I referohet kryeministrit Rama) me surratin si gazetë e shkuaravitme. Dhe ne nuk po reagojmë. Ky është problemi, problemi nuk është George Soros, problemi jemi vetë ne që nuk reagojmë. E the vetë ti. Nuk reagojmë. I është futur frika në palcë këtij kombi. Dhe unë nuk e kuptoj frikë nga çfarë.
Se do të heqin nga puna…

Ty të ikën fëmija dhe ti vjen edhe më thua shpëtova, e nxora fëmijën jashtë. Po çfarë bëre për ta mbajtur fëmijën brenda? Po për çfarë dolëm në '90-ën, e që në '90 rrezikonim me të vërtetë se ç'mendej regjimi, jepte urdhër për zjarr dhe haje plumbin.

 Ne rrezikuam që të vinte një kohë më e mirë për fëmijët tanë. Ndërsa tani thotë, e largova fëmijën e shpëtova. Nuk po lufton që fëmija të rrijë. 
Guri i rëndë në vend të vet thotë populli. Jo mor ne çrrënjosemi vetë. Po pse s'lufton ta mbash këtu?" 

Flavio Qarri: Njerëzit s'po trashëgojnë as fenë, siç thotë Rama.

Neritan Licaj: Rama është një qen plehrash me këmbë të thyer me nga ata që ka helmuar bashkia. Rama pret të vijnë alienët nesër, Rama thotë unë jam alien. Dhe alieni i gjuan me shpuzë e i thotë, s'ka asnjë nga ne të jetë kaq debil sa ti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco