'Tapitë e Vlorës po përfundojnë në Surrel'/ Blushi: Aferat e Ballukut janë aferat e Ramës, drejtësia po mbahet peng

17:33, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë një "narkoshtet" ku po instalohet dita-ditës diktatura.

Në një intervistë televizive në 'Edicionin e Pasdites' në SYRI TV, deputeti Blushi deklaroi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhej të ishte arrestuar "dje", ndërsa Kuvendi po kthehet në një mburojë për korrupsionin e kryeministrit Edi Rama.

Duke folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku sërish pati përplasje për rastin e Ballukut, Blushi theksoi se beteja e opozitës nuk është vetëm për zëvendëskryeministren, por për "aferat e Edi Ramës". Ai e quajti ironike dhe të papranueshme që i njëjti Kuvend që miraton dënim me burg për qytetarët që parkojnë makinën në dy vende, bëhet "guacë" për të mbrojtur pandëshkueshmërinë e një zyrtareje të lartë.

Për deputetin e opozitës, çështja më urgjente për parlamentin është t'i hapë rrugë drejtësisë për arrestimin e Ballukut. Blushi shkoi më tej, duke argumentuar se në vend po instalohet një diktaturë me ligje represive dhe kërcënime ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

Ai iu referua vendimit të gjykatës që "amnistoi" aferën 5D dhe presionit ndaj kreut të partisë së tij, Ilir Meta, i cili sipas Blushit mbahet nën presion pa asnjë provë penale prej më shumë se 15 muajsh. "Kush fle në demokraci, zgjohet në diktaturë," citoi ai juristin Ledi Bianku, duke shtuar se kjo po bëhet realitet çdo ditë. Një tjetër akuzë e rëndë e ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së lidhet me atë që ai e quajti "rrëmbim" të pronave në bregdet.

Duke u ndalur te pamjet e fundit filmike, Blushi deklaroi se qeveria po grabit pronat e qytetarëve. Ai e cilësoi rastin e hipotekës së Vlorës jo si një transferim, por si një "vjedhje skandaloze" ku "tapitë e vlonjatëve po vijnë në Surrel, në shtëpinë e Edi Ramës".

Sipas Blushit, këto ngjarje tregojnë se sistemi i drejtësisë është një "shëmti në duart e Edi Ramës" dhe se Kuvendi ka dështuar në funksionin e tij kontrollues. Ai theksoi se qëndrimi i prerë i opozitës është se korrupsioni duhet të jetë vija e kuqe dhe se çdo zyrtar i akuzuar duhet të dorëzojë imunitetin dhe të përballet me drejtësinë si çdo qytetar tjetër.

Blushi:

Në fakt përplasja dhe lufta e opozitës nuk bëhet thjesht dhe vetëm për çështjen e Belindës së Ballukut,sepse në fakt aferat e Belindës janë aferat e Edi Ramës, sikundër aferat e Edi Ramës janë nga ajo e AKSHI-t, e inceneratorit dhe kudo tjetër ku vidhet taksa publike, aty janë duart dhe thonjtë e pisët të Edi Ramës. Sigurisht qëndrimi i shprehur sot ëh, prej meje në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, ishte pikërisht kjo, që nuk ka çështje më urgjente për Kuvendin e Shqipërisë sesa hapja udhës së drejtësisë për të marrë zyrtarisht të të pandehur, për ta arrestuar zëvendëskryeministren Balluku.

Të mos harrojmë që kjo seancë, pra kjo mbledhje e konferencës së kryetarëve u zhvillua fill pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e vona të natës ndryshimet në Kodin Penal që parashikonin dënimin me burg për këdo shqiptar që parkon makinën dysh. Dhe kur ndërkohë është i njëjti kuvend që është bërë mburojë, është kthyer në guacë për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, për të mbrojtur aferat e Edi Ramës, i cili në fakt shihet pas fustanit të Ballukut. Ndaj ky ka qenë qëndrimi i prerë jo vetëm imi, por edhe i kolegëve të opozitës, sepse është e papranueshme që Niko Peleshi, kryetari i Kuvendit, apo jo, t'i vendosë gjoksin topit të korrupsionit të Edi Ramës dhe të bëjë gjithçka për të penguar drejtësinë, për të arrestuar një zëvendës kryeministre të kapur në flagrancë dhe për më tepër, referuar faktit që edhe si deputet i qarkut të Korçës, kryetari i Kuvendit, u ngrit pretendimi që ende jemi duke shqyrtuar provat që sjell prokuroria, mjafton fakti që kur shkon në zonën e vet elektorale, të nuk kalon më nga rruga e bllokuar e shpartalluar e Qukës-Qafplloçë për të kuptuar që Belinda Balluku duhet të ishte arrestuar dje dhe dhe jo nesër.

Por sigurisht në një shtet mafioz si ky i Edi Ramës, i cili  ofron si të vetmen alternativë për qytetarët burgun dhe dëshkimin, në anën tjetër ofron imunitet dhe paprekshmëri për Edi Ramën dhe për të gjithë bedelat që për llogari të tij vjedhin nga mëngjesi në darkë taksat e shqiptarëve, sikundër është i papranueshëm fakti që pikërisht sot, se kemi dhe një tjetër ngjarje e cila nuk duhet anashkaluar, gjykata amnistoi përfundimisht aferën 5D. Pra, ky është narkoshteti, nuk është retorikë, nuk është propagandë. Këto janë fakte të cilat sot duhet të ndërgjegjësojnë të gjithë ata shqiptarë të cilët nuk e dëgjuan ashtu siç duhet thirrjen që juristi i mirënjohur Ledio Bianku u bëri në mitingun e 2 marsit.

Kush fle në demokraci, zgjohet në në diktaturë. Dhe diktatura në fakt po instalohet çdo ditë me ëh ligje represive, me kërcënime të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të thjeshtë dhe në anën tjetër kemi këto shfaqje të shëmtuara, pra gjithë Kuvendin e Shqipërisë, i cili duhet të funksionin e tij themelor ka pikërisht ushtrimin e kontrollit dhe në të cilin korrupsioni duhet të jetë vija e kuqe e patolerueshme për këdo deputet apo zyrtar të lartë me imunitet parlamentar, i cili ka guxuar të fut qoftë edhe për të vjedhur 100 ALL taksat e popullit më të varfër të kontinentit, e vetmja alternativë që duhet të shtrohej para atij ishte dorëzimi i imunitetit dhe dalja para drejtësisë si gjithë qytetarët e tjerë.

Dhe kur ndërkohë kemi aferën 5D të gjithë të liruar. Kemi Belinda Ballukun në liri. Nga ana tjetër çfarë shohim thotë shqiptarët? Se kemi dhe një tjetër ngjarje në fakt e cila nuk duhet anashkaluar. Kemi burg kush parkon dysh, burg për Ilir Metën dhe drejtuesit e opozitës dhe rrëmbime jo vetëm të taksave nga mëngjesi në darkë, por edhe rrëmbime fizike të qytetarëve, të kundërshtarëve të regjimit, të biznesmenëve të ndershëm dhe së fundmi, çfarë pamë? Pamë se si sot edhe me pamje filmike, qeveria na tregoi se si po grabit dhe po rrëmben pronat e bregdetit dhe i referohem faktit skandaloz të vjedhjes, se nuk është transferim, nuk po transferohet hipoteka e Vlorës drejt Tiranës, po thjesht dhe vetëm tapitë e vlonjatëve po vijnë në Surrel, në shtëpinë e Edi Ramës.

Pra, ndaj është një situatë e cila sigurisht ka ngjallur një revoltë dhe për këdo që ka iluzion, qoftë ky edhe opozitar, te ky sistem i kalbur drejtësie në fakt, që nuk është asgjë tjetër veçse një shëmti në duart e Edi Ramës dhe jo vetëm kaq, por një armë politike e cila thotë po ua vështirëson dhe po ua bën të pamundur jetesën qytetarëve të thjeshtë, por për fat të keq edhe një armë e cila është përdorur dhe vijon të përdoret brutalisht nga Edi Rama për të goditur drejtuesit e opozitës dhe për të goditur kundërshtarët e regjimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco