Debati/ Qarri ja përplas në fytyrë mashtrimet Çupit: Ke qenë kundër NATO-s dhe kundër zgjedhjes së Trump

14:44, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari dhe moderatori i emisionit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv është bërë pjesë e një debati në Klan Kosova. Ai ka debatuar ashpër me ushtarin e Ramës, Frrok Çupi kur ai po i thurte elozhe Presidentit të SHBA Donald Trump.

Qarri i kujtoi analistit të qeverisë se ai ka qenë kundër zgjedhjes së Trump president i SHBA dhe se ka marrë pjesë në promovimin e librit për Kamala Harris vetëm një ditë para zgjedhjeve në SHBA.

Debati:

Frrok Çupi: U zgjodhëm nga Presidenti Trump dhe ne zgjodhëm Presidentin Trump. Të mos harrojmë një gjë që si Kosova dhe Shqipëria janë nga shtetet e para që janë ftuar në Shtëpinë e Bardhe për krijimin e Bordit…

Flavio Qarri: Frrok, por ti ishte për Kamalën, o burrë. Ishte tek promovimi i librit të Kamalës. Pse gënjen o vëlla..

Frrok Çupi: Është mirë që të ftoni njerëz serioz në studio …

Në ndërhyrjen tjeter gjatë emisionit Gazatari Qarri shpjegoi edhe qëndrimet kundër NATO-s të Çupit dhe rilindjes.

Flavio Qarri: E para, njëherë, zoti Çupi është pjesë e atij grupimi njerëzish që kur Shqipëria donte të anëtarësoj në NATO, thonin ç’na duhet anëtarësimi tek NATA.

Frrok Çupi: Si mund te shpifesh, menjëherë.

Flavio Qarri: Po, po, kam arkivin unë. S’jam aq i ri sa dukem. Ka youtube Frrok.

Frrok Çupi: Ju duhet ta ndaloni shpifjen.

Flavio Qarri: Ti duhet të ishe ne burg për shpifje.

VIDEO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco