Edi Rama si Çaushesku në kulmin e krizës: Boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

Edi Rama si Çaushesku në kulmin e krizës: Boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:26, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në vitet '70 dhe '80, gazeta zyrtare e partisë komuniste në Rumani, Scinteia, botonte rregullisht letra, telegrame dhe mesazhe urimi nga fabrika, shkolla, kooperativa dhe organizata të ndryshme. Në to thuhej se populli mbështeste pa kushte udhëheqjen e Nikolae Çausheskut, se reformat e tij ishin të jashtëzakonshme dhe se ai duhej të vazhdonte të drejtonte vendin.

Kjo propagandë e kultit të individit u bë edhe më e fortë në fund të viteve '80, kur kriza ekonomike në vend ishte edhe më e rëndë.

Megjithatë televizioni shtetëror vazhdonte të transmetonte mesazhe lavdëruese dhe letra nga qytetarë që falënderonin Çausheskun për "kujdesin atëror" dhe i shprehnin besnikëri. Ironia është se shumë nga këto letra publikoheshin në një kohë kur pakënaqësia reale në popull po rritej ndjeshëm.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë diktatorë të tjerë, duke nisur nga Stalini e duke përfunduar tek Enver Hoxha.

Por një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë edhe Edi Rama në kulmin e krizës dhe presionit për largimin e tij.

Edi Rama ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili i kërkon që as të mos e mendojë dorëheqjen.

Qytetari shkruan se Rama duhet të heqë njollën se po shet Shqipërinë, që sipas tij “interneti dhe njerëzit injorantë” i kanë vënë përsipër kryeministrit në këto momente.

Kryeministri Rama më pas vë në dukje se nuk ka forcë që e ndal atë dhe PS, dhe çdo qytetar që beson tek ai, në misionin e Shqipërisë 2030 në BE.

Reagimi i Ramës vjen ndërkohë që dje u regjistrua protesta e 25-të qytetare, ku kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco