Pas transmetimit të emisionit invstigativ plug, ku u publikuan të dhëna të cilat ngrinin dyshime se paratë e Check po financonin kullën e babait të Ervin Matës në TIranë, ka reaguar sipërmarrësja e koncensionit VIlma Nushi.
Kjo e fundit, në një përgjigje dërguar emisionit Plug në muajin dhjetor 2025, shprehej se po financonte ndërtimin e kullës ekspozita Building.
Ndërsa, pasi u arrestua Ervin Mata dhe pas transmetimit të emisionit Plug, Vilma Nushi deklaron se ka një kontratë porosie për blerje prone në objektin Ekspozita Building. Teksa publikoi përgjigjet e Vilma Nushit, Plug nxori dhe fakte të reja sesi janë përdorur paratë e koncensionit të check up.
SYRI TV
Emisioni invstigativ plug, i është rikthyer edhe njëherë skandalit të Check Up, ku dyshohet se dhjetëra milionë euro para të taksapguesve shqiptarë, kanë përfunduar në xhepin e sipërmrrëses Vilma Nushi. Pas transmetimit të episodit të parë të Plug, ku u denoncuan abuzimet me check up dhe financimi i ndërtimit të kullës së babait të Ervin Matës, ka reaguar sipërmarrësja Vilma Nushi. Siç edhe kishim njoftuar, Plug i kishte dërguar disa pyetje sipërmrrëses Vilma Nushi për financimin e kullës së babait të Ervin Matës, ku ky i fundit është arrestuar në Brazil me urdhër të SPAK pasi akuzohet si kreu i një grupi të trafikut të drogës.
Vilma Nushi ishte përgjigjur Plug që në muajin dhjetor, për pyetjet e para që i kishim dërguar, por përgjigja nuk ishte disponuar nga ana e gazetarëve pasi kishte ardhur si spam. Megjithatë Plug publikoi përgjigjet e Vilma Nushit, e cila në muajin dhjetor 2025, shprehej se kompania e saj Marketing e Distribution po financonte në ndërtimin Kullën e babait të Ervin Matës dhe në këmbim do të merret një sipëfaqe ndëtimore sipas vlerës së financimit.
Ndërkohë, gjatë reagimit pas transmetimit të emisionit plug, Vilma Nushi ndryshon version, duke u shprehur se marrëdhënia me Luan Matën është thjesht një kontratë porosie, për blerjen e një sipërfaqe ndërtimore. E thënë më thjeshtë, Vilma Nushi e muajit maj, përgënjeshtron Vilma Nushin e muajit dhjetor 2025.
Në këtë të fundit, siç ju treguam nga përgjigjet që po vet kompania ka kthyer për emisionin plug, shkruhet e zeza në të bardhë, se kompania Marketing & Distribution, është financuese në ndërtim e kullës Ekspozita Building. Ndërsa nga përgjigjet e muajit maj, Vilma Nushi pretendon se ka një kontratë porosi për blerje apartamenti në kullën e Ervin Matës dhe për këtë arsye ka bërë transaksion financiar minimalisht 1.1 milionë euro. Por ka një kontradiktë në atë që thotë Vilma Nushi pasi paratë ishin dhënë 1 vit përpara se të miratohej leja e ndërtimin nga Edi Rama.
Prandaj pyetja që lind për një biznesmene të susksesshme si Vilma Nushi është: Ku e kishte garancinë ajo se leja e ndërtimit do të miratohej.Kush ja dha garancinë se 1.1 milion euro nuk po hidheshin në kosh nëse kjo leje nuk miratohej. Ndërkohë, Plug, siç deklaruam më sipër, kishte dërguar gjashtë pyetje për shoqërinë e Vilma Nushit, por as në muajin dhjetor dhe as në muajin maj, nuk mori përgjigje për të gjashtë pyetjet. Për këtë arsye, emisioni I drejtoi edhe 4 pyetje të tjera. Deri në transmetimin e këtij emisioni, kompania e Znj.Vilma Nushi nuk I është përgjigjur pyetjeve tona, ndërsa ne mbetemi të hapur për përgjigjet në vijim.i
Plug vijoi me të tjera fakte edhe në këtë puntatë, ku tregoi sesi nëpërmjet kompanive të lidhura në emër të bashkëshortit, djalit apo dhe kompanive në emër të saj, Vilma Nushi ka kanalizuar rreth 28 milionë euro. Plug tregoi gjithashtu se disa shumica e automjeteve që u përdorën për koncensionin e check up, ishin në përdorim edhe nga kompania Marketing & Distribution në pronësi të Vilma Nushit. Në këtë mënyrë u rritën edhe kostot e koncensionit.
Por rasti më skandaloz I faturimeve fikive është ai me shtetasen Afete Limaj. Në librat e blerjeve të shoqërisë 3P Life, është evidentuar furnitorin Afete Alimaj. Objekti i këtij subjekti është suvatime muresh, ndërtim kallëpesh, lyerje. Ky subjekt kishte pezulluar aktivitetin në 2013 dhe rihapi në vitin 2017. Sapo rinisi aktivitetin preu katër fatura për Konensionin e check up në vlerën e 44 mijë eurove dhe më pas pezulloi përsëri aktivitetin. Të gjitha këto fakte, i mbeten spak të hetojë, për ti zbardhur dhe treguar publikut se ku kanë shkuar paratë e check up.
© SYRI.net