Skema e koncesionit të check-up-it po konsiderohet si një nga aferat më të rënda financiare të viteve të fundit, ku miliona euro nga fondet publike dyshohet se janë përdorur për investime në sektorin e ndërtimit dhe skema të mundshme të pastrimit të parave.
Sipas të dhënave të publikuara nga emisioni investigativ “Plug”, kompania e biznesmenes Vilma Nushi rezulton e përfshirë në financimin e kullës së ndërtuar nga familja e biznesmenit Ervin Mata, përmes një transaksioni që kap vlerën minimale prej 1.1 milion eurosh. Sipas investigimit, pagesa është kryer një vit përpara se objekti të pajisej me leje ndërtimi.
I ftuar në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi çështjen e check-up-it si “modelin më tipik të vjedhjes së kësaj qeverie”, duke argumentuar se skema nuk kufizohet vetëm te përfitimi i fondeve publike, por shtrihet edhe në investime të mëvonshme në sektorë të tjerë.
“Çështja e check-up-it është etaloni i modelit të vjedhjes së kësaj qeverie. Ajo që të bën përshtypje është se jo vetëm që janë përfituar para nga fondet publike, por këto para janë kanalizuar më pas edhe në ndërtim. Fillimisht thuhet se kemi të bëjmë me investim, më pas me prenotim, ndërkohë që objekti nuk kishte ende leje ndërtimi”, deklaroi Gjokutaj.
Sipas tij, rasti përfaqëson një kombinim të dyshimeve për korrupsion, vjedhje dhe pastrim parash, ndërsa kritikoi institucionet e drejtësisë për mungesën e reagimit.
“Ky nuk është thjesht një rast i izoluar. Kemi të bëjmë me një mekanizëm ku shteti dhe subjektet private bashkëpunojnë në mënyrë që fondet publike të përfundojnë në duar të caktuara. Është një çështje që meriton hetim të thelluar nga SPAK-u”, u shpreh avokati.
Gjokutaj vlerësoi gjithashtu investigimin e emisionit “Plug”, duke theksuar se dokumentet dhe përgjigjet kontradiktore të personave të përfshirë kanë ndihmuar në zbardhjen e skemës së dyshuar.
Gjokutaj:
Shiko, çështja e check-up-it... ose kësaj lloj PPP-je, se këta të gjitha PPP-të i kanë njësoj, po t'i marrësh... Nga identiteti them i vjedhjes. Po kjo e check-up-it është një nga etaloni i modelit të vjedhjes së kësaj qeverie. Dhe ajo që kërcet shumë në këtë rast, është fakti që të realizosh një aktivitet të tillë, një vjedhje të tillë, pra që të fitosh lekë me hu, thotë populli, dhe të mos i ndalosh këtu, po t'i çosh dhe në ndërtim këto, se kjo s'ka fituar këtu, kjo ka futur dorën në thes, e ka mbushur sa ka dashur.
Po jo, po nuk është ndaluar këtu. I ka marrë pastaj dhe i ka shpurë, i ka futur dhe në ndërtim. Dhe pastaj herë thotë që i kam, e kam thotë investim, pastaj thotë është prenotim, po prenotim në një objekt që s'është nxjerrë leja akoma. Pra ka një shprehje tjetër, t'ju them një anekdotë se është mëngjes, edhe për të të atë çtensionuar pak. Po mendonte dikush dhe i thotë shoku i tij: 'Përse po e vret mendjen?' 'Po e vras mendjen,' tha, 'se si lekët që kam në mend, tha, t'i fus në bankë.'
Kjo është shaka, në fakt, po këta e kanë kthyer në realitet. Pra, këta sa lekë kanë pasur në mendjen e tyre, aq lekë sa ju kanë dashur, aq lekë sa kanë menduar, realisht i kanë futur në bankë. Edhe ky është një rast ulëritës, por ajo që thashë edhe në krye të herës, që shqetëson është që një aktivitet i tillë, në këtë lloj derexheje, me këtë lloj fytyre, me këtë lloj mekanizmi... ju thatë i thjeshtë, po patjetër i thjeshtë, sepse janë paralizuar të gjithë indikatorët që e bëjnë të mundur nxjerrjen në shesh edhe autopsinë e një vjedhje të tillë.
Pra, këtu është pezulluar SPAK-u, këtu është pezulluar GJKKO, këtu është pezulluar pronari, këtu është pezulluar grupet e interesit, këtu janë pezulluar të gjithë mekanizmat të cilat të çojnë tek zbulimi i kësaj vjedhjeje, të thjeshtë, gjer në madhështi! Sepse vjedhjet e thjeshta, zakonisht vidhet me shuma të vogla. Mirëpo të vjedhësh miliona thjeshtësisht, shiko, kjo është një meritë e kësaj qeverie, edhe e Vilmës personalisht, edhe unë e shikoj si një dyshe shumë, e ke parasysh, dyshet në ekipet sulmuese braziliane...
Ervinët do afrohen te shteti, sepse me atë e kanë punën. Problemi është që shteti si bëhet kaq kamarier, a e kupton, dhe kaq shërbyes, ndaj këtyre individëve? Dhe ky është një rast... shiko, në drejtësi, kazuistika i paraprin rasteve konkrete në praktikë. Pra gjithmonë, pedagogu krijon një rast të komplikuar i cili vështirë të gjendet në praktikë, por kjo bëhet me qëllim që studenti të kontrollohet nëse i ka marrë njohuritë e duhura.
Ndërsa rastin në fjalë, i check-up-it, i ka parakaluar kazuistikës. Asnjë pedagog nuk ka fantazinë përpara se të ndodhte kjo, që të ndërtonte një skemë vjedhje, pastrimi, korrupsioni, se kjo është një miksturë e të gjitha neneve kryesore të Kodit Penal. Dhe është shumë e vështirë ta galvanizosh procedurialisht dhe materialisht, sepse këtu nuk është një aktor. Këtu shteti është dirigjent, i cili, a e kupton, zhvillon një kampionat vjedhje, a e kupton, ku janë pjesëtarë, aktorë që themi ne. Kjo është e tmerrshme sepse unë e ndoqa mbrëmë emisionin tuaj dhe ju përgëzoj në fakt për një investigim të thellë, një investigim serioz, po dhe një investigim objektiv.
Sepse sigurisht që qëndrimi juaj ishte sigurisht denoncues, por duke i krijuar hapësirën edhe palës tjetër, e cila nga një përgjigje në tjetrën, druaje se nuk ishte i njëjti person apo i njëjti subjekt të cilit ju i kishit drejtuar disa pyetje, ishin pyetje shumë të qensishme, të cilat e zbulojnë, dekonspirojnë të gjithë këtë histori. Dhe unë çuditem që një çështje e tillë për SPAK-un...
Po shiko, së pari njëherë, në terren një version ka ndodhur. Varësimi i në pyetje është në varësi të ekspozimit të fakteve. Pra, kur ti i thua një fakt, ai të jep një version. Kur faktet shtohen, siç keni vepruar ju me ta, e kupton?
Ata e kanë parë që ju e dini diçka dhe pastaj e kanë ndryshuar versionin. Shiko, si të tha ai tha... 'është mëngjes, të themi mirëmëngjes, është darkë, themi mirëmbrëma'. Nuk e kanë problem, shiko, një njeri që vjedh, nuk e ka problem të ndërrojë fjalën. Veprimi është më i vështirë sesa fjala. Kështu që këtu nuk ka ndonjë çudi.
Çudia këtu është te SPAK-u.Që unë dua ta ngre me forcë sepse unë e kam thënë këtë, sepse këtu nuk flitet për një vjedhje të një subjekti që, sigurisht, sot është bërë rëndom. Këtu flitet për një zinxhir kriminal, një grup të strukturuar kriminal, siç ishte ai i inceneratorëve. Sepse këtu nuk është një vjedhje nga jashtë e shtetit. Këtu është shteti i cili zhvishet për t'u vjedhur dhe i bëhet gati një subjekti, a e kupton, që të operojë. Pra, këtu kemi dy palë, kemi shtetin në bashkëpunim me vjedhësin, me atë, dukemi me subjektin, e kupton? Dhe për çfarë? Për kontrollet shëndetësore, të cilat janë pjesa më sensitive dhe pjesa më bazale e një reforme në shëndetësi e cila ka prerë kupona pa pasur pacientë.
© SYRI.net