Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

'Arrestimi i minorenit, i papranueshëm', Blushi-Koçiut: Reagove pasi të dërgoi mesazh...

13:26, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë seancës parlamentare, deputeti i PL-së, Tedi Blushi, ka ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe ka cilësuar arrestimin e një minoreni si një veprim të papranueshëm dhe revoltues. 

Në një moment të fjalës së tij, Blushi e kritikoi ashpër drejtpërdrejt kryetarjen e seancës, znj. Koçi, duke e akuzuar se ajo reagoi pas dërgimit të një mesazhi nga Ergys Agasi, i cili kërkoi që zëdhënësja të ndërhynte për të mbrojtur pozitat e ministrisë. Blushi e lidh këtë me faktin se qeveria dhe mazhoranca po përdorin policinë dhe dhunën për të shuar opozitën dhe për të shkelur të drejtat e qytetarëve të pafajshëm.

Deputeti gjithashtu akuzoi mazhorancën për abuzim me pushtetin, duke përmendur raste të tjera të rrëmbimeve dhe shkeljes së ligjit ndaj qytetarëve dhe liderëve opozitarë, dhe kërkoi që mazhoranca të merrte përgjegjësi për veprimet e saj.

Fjala e tij:

Zonja drejtuese e seancës, para se të dëgjonim fjalën e Diellës në krye të Ministrisë së Brendshme, do të ishte e udhës që të kishit shpërndarë maska kundër gazit në këtë seancë, sepse...

Unë dëgjova replikat mes Ping-Pongut dhe Pjadelit, dhe edhe ju do të keni durimin të më dëgjoni. Kemi një orë që dëgjojmë replikat mes Ping-Pongut dhe Pjadelit, apo jo?

Tani, kini durimin të më dëgjoni. Kini durimin të dëgjoni qëndrimin që po mbaj unë. Ju kërkova që të shpërndanit maska kundër gazit, sepse fjalimi i Diellës ishte i një cilësie më të dobët edhe se i gazit të skaduar që u përdor në... në protestë.

Por të pretendosh që arrestimi i një minoreni është kujdes, këtë vërtet as një nënë, asnjë njeri me shpirt nuk mund ta thotë. Asnjë njeri me shpirt. Se nuk është cinizëm; është revoltues të dëgjosh në këtë seancë se burgosja e një minoreni është kuanizëm. Dhe kush e thotë këtë?

E mori fjalën këtu pasi i doli gjumi Ergys Agasit dhe i dërgoi zëdhënëses mesazh: i tha “Reago tani.” Sepse Ergysi është në Tiranë, nuk është arratisur; nuk e keni këtu. Dhe e di shumë mirë edhe ku është. Se e dinë, e dimë të gjithë ne ku është.

Por të pretendosh për shtet ligjor në një vend ku kjo shumicë jo vetëm rrëmben taksat, por rrëmben me uniforma policie drejtues opozite dhe qytetarë të pafajshëm, është kriminale.

Kush e rrëmbeu Geron Mecen? Kush e rrëmbeu Daniel Shimën? Kush lejoi që killeri me pesë vrasje t’i ikte policisë së shtetit? Opozita? Ai minoreni që ju e arrestuat, a është fajtor? Kush? Kush është përgjegjës, zonjë?

Se dhe këtë titull nuk e meritoni. Nëse do të ishit nënë, do të kërkonit ndjesë për lotët e asaj nëne që nuk meritonte ta shihte djalin në komisariat. Paska gjuajtur me gurë. Ju i keni vënë lakun në fyt asaj familjeje, si shumicës së familjeve të shqiptarëve.

Kush i rrëmben sot qytetarët dhe biznesmenët e ndershëm të këtij vendi? Kush e rrëmbeu Ilir Metën, zotëri? Se ka vendim gjykate. Kush? Edhe këto laraskat mbrapa, ju lutem, na i kurseni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco