Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Shoqata e gazetarëve dhe PD kundër ndryshimeve në Kodin Penal: S’është dekriminalizim por mjet frike

12:52, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Organizatat e gazetarëve kundërshtuan ndryshimet në Kodin Penal për të ashtuquajturën dekriminalizim të shpifjes, dhe i kërkuan qeverisë ta tërheqë e mos e votojë në kuvend. Sipas gazetarëve, ky projektligj nuk dekriminalizon por frikëson gazetarët, cënon lirinë e shprehjes dhe është kundër standarteve të BE. Edhe opozita kundërshtoi ndryshimet, duke theksuar se ky draft do të shërbejë si mjet represioni ndaj mediave. Deputetët e opozitës në Kuvend kërkuan tërheqjen e ndyrshimeve nga seanca.

Nga Syri TV

Shoqatat e gazetarëve kanë kundërstuar ashprër ndryshimet në Kodin Penal të qeverisë. Teksa kreu i qeverisë Edi Rama pretendon se ky projektligj dekriminalzinon shpifjen, Organizat 'Safe Journalist' dhe 'Asosacioni i Gazetarëve', shprehen se drafti në fakt krjon një rregjistër të posaçëm për një kategori gazetarësh, cënon lirinë e shprehjes dhe shkon përkundrejt standarteve të BE. Në një prononcim publik para nisjes së seancës, gazetarët i këkruan qeverisë të tërhiqet e mos t'i votojë ndryshimet në kuvend.

Kundër draftit të qeverisë u shpreh edhe opozita. Deputetja demokrate Jordida Tabaku, hodhi akuza se Kodi i ri Penal është bërë pa konsultim me grupet e interesit dhe do të shërbejë si kërcënim për gazetarët. Tabaku paraqiti edhe dy amendamente të PD për këtë projektligj

Ndryshimet në Kodin Penal, dhe përdorimi i tyre si represion ndaj gazetarëve shkaktoi debate edhe gjatë seancës plenare, ku deputetët e opozitës kërkuan tërheqjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco