Burime brenda stafit të Hipotekës Vlorë bëjnë me dije se pas dorëzimit të një peticioni nga punonjësit, ka nisur një situatë tensioni brenda institucionit.
Sipas informacioneve, punonjësit kishin marrë mbështetje nga zëvendësdrejtori i ASHK Vlorë, Sokol Shehaj, por më pas raportohet se ky zyrtar është shkarkuar nga detyra.
Raportohet se ndaj 55 punonjësve të Hipotekës po ushtrohet presion për përgatitjen e materialeve dhe dërgimin e tyre drejt Tiranës. Situata ka krijuar pasiguri dhe tension, duke rrezikuar vazhdimësinë e punës së tyre në qytet.
Në shenjë reagimi, stafi ka kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe ka vendosur të pezullojë përkohësisht punën, deri në sqarimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë.
© SYRI.net