Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Protesta/ Blushi: U përdorën lënë kimike të skaduara ndaj protestuesve! Kështu e helmonte popullin dhe Assadi

Protesta/ Blushi: U përdorën lënë kimike të skaduara ndaj protestuesve! Kështu e helmonte popullin dhe Assadi

21:58, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PL-së Tedi Blushi ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, për të folur mbi protestën e opozitës të shtunën e kaluar.

Blushi u ndal te reagimi i policisë ndaj protestuesve, që sipas tij kryen një krim kundër njerëzimit, pasi u hodh lëndë kimike e skaduar për të shpërndarë protestuesit.

Blushi thotë se ende nuk ka një sqarim zyrtar se çfarë lënde ishte, duke e krahasuar me helmimin që bënte Bashar al Assad në Siri.

Blushi: Duhet të jemi serioz sepse po bëjmë sikur policia përdori parfumet e Parisit dhe Londrës për spërkatje. Të helmosh popullin është një krim kundër njerëzimit. Ende sot nuk ka një sqarim zyrtar në një shtet që pretendon se ka dronë e fundit, përdorë lëndë kimike të skaduara ndaj popullit tënd.

Kështu bënte dhe Assadi. Të ishte për Edi Ramën do ishte bërë masakër. Se kush ishte kujdesi i Edi Ramës për protestuesit atë mbrëmje mjafton rrëmbimi i 10-vjeçarit minoren. Këtu duhet të ndalemi. Eksperti po na mbushte mendjen se Edi Rama po na spërkaste me parfum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco