Pankartat pikante në protestën kombëtare: Rrugët po na vrasin, asnjë përgjegjësi!

18:09, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët kanë zgjedhur të mos heshtin përballë krimeve dhe korrupsionit qeveritar, ku në vend të fjalimit kanë zgjedhur përmes fjalëve të flasin me pankarta në duar.

I tillë është rasti i kësaj qytetareje, e cila shpalos një nga një pankartat protestë, ku shpërfaq atë që në një vend demokratik duhet të ishte garancia më e madhe, jeta.

‘Siguria rrugore, rrugët po na vrasin çdo ditë, asnjë përgjegjësi’, shkruhet në pankartën e siguruar nga Syri.

Si për të denoncuar vjedhjen e trashëgimisë kulturore dhe kalimin e tyre në duart e investitorëve strategjikë, në pankartëm, qytetarja i tërheq vërejtjen qeverisë shqiptare mbi tjetërsimin e trashëgimisë kulturore, atë në Durrës, Butrint, dhe Teatri Kombëtar.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe arsimin, që sipas qytetarëve është në nivelin më të ulët ndonjëherë, ku flitet për rënie të standardeve, duke bërë që në këtë mënyrë edhe rinia të largohet nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco