“Lekët e qytetarëve shqiptarë sot janë në xhepin e Edi Ramës, të kabinetit të tij qeveritar dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët SPAK i konsideron si grup i strukturuar kriminal. Nuk ka arsye më të madhe për një qytetar të reagojë duke protestuar” thotë Romir Saraçi kryeredaktori i Syri TV I ftuar në studion e Syri TV me gazetarin Edvin Parruca
Një tjetër këmbanë alarmi është keqqeverisja.
“Fonde të cilat duhet të ishin përkthyer në të mira për qytetarët janë përkthyer në fonde të majme për bashkëpunëtorët dhe për organizatat kriminale me të cilat Edi Rama bashkëvepron. Janë vetëm tre skandalet e fundit që kapin një shifër rreth 1 miliardë euro. E di çfarë do të thotë 1 miliardë euro? Që pensionistëve shqiptarë t'i kishe garantuar për 10 vitet e ardhshme atë, atë minimumin jetik prej 200 eurosh. 1 miliardë do të thotë që ti të kishe zgjidhur problemin e strehimit për të gjithë të rinjtë të cilët sot dalin në jetë me një familje të re. Me 1 miliardë euro, të cilat janë abuzuar vetëm në tre skandalet e fundit, mund të ishte zgjidhur në të gjithë Republikën e Shqipërisë problemet me sistemin shëndetësor, jo me mungesën e barnave të onkologjikut që është kthyer në spital vrasës, por në të gjithë sistemin shëndetësor këto para do ta kishin zgjidhur përfundimisht dhe të kishin nxjerrë ty vërtetë lider në në Europë përsa i përket sistemit shëndetësor, argumenton Saraçi.
Një tjetër arsye për të cilën çdo qytetar duhet të protestojë është tallja që po I bëhet.
“Është e turpshme, që tre institucione - Këshilli i Ministrave, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi bëhen mur përballë organeve të drejtësisë për të mbrojtur aferat korruptive. Këto institucione nuk duhej të bëheshin mburojë për ato miliarda euro që u abuzuan, për qindra milionë euro që u abuzuan në tunelin e Llogarasë dhe në unazën e Tiranës, për të cilat ka prova konkrete që janë abuzuar me këto para. Dhe çfarë ndodh sot? Përveç se të vjedh, me pushtetin e tij Edi Rama të bëhet mburojë që organet e drejtësisë të mos veprojnë karshi tyre. Për mua reagimi i vetëm është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe rritja e kërkesës së llogarisë nga ana e qytetarëve kundrejt kësaj qeverie" nënvizon kryeredaktori i Syri Tv.
© SYRI.net