Ka udhëtuar nga Vlora për në Tiranë për tiu bashkuar protestës së opozitës që do të nisë sot në 17:00 para kryeministrisë.
I zhgënjyer nga Vlora, pensionisti thotë se me pensionin që merr jetesa është shumë e vështirë, ndërsa qyteti është lënë në mëshirë të fatit. Ai shprehet I vendosur për të qëndruar në protestë para kryeministrisë derisa të largohet Rama.
“Jam nga Vlora. Jam pensionist. Vlora është bërë gropa gropa, kanale kanale. Rama ik. Kam marrë rrobat me vete për të qëndruar këtu derisa ta largojmë” thotë ai në një prononcim për Syri TV, nga selia e PD-së ku pritet që së bashku me mbështetës të tjerë të bashkohet dhe të nisen drejt bulevardit.
© SYRI.net