VIDEO/ Balliu: Qytetarët kanë të drejtën e tyre të vetëmbrohen nga vjedhjet e Ramës dhe Lubisë

16:38, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së Klevis Balliu në një lidhje live me studion e SYRI TV, pak para protestës kombëtare ka deklaruar se, qytetarët kanë të drejtë të vetëmbrohen nga vjedhjet që i bën Edi Rama, Lubi Balluku dhe shpura e hajdutëve të qeverisë.

‘Protesta është në vazhdimësi të atij misioni që ne kemi deklaruar dhe kemi bërë publik, që është largimi i Edi Ramës dhe hapja rrugë e qeverisë teknike. Për këtë, opozita është e gatshme të ndërmarri çfarëdo lloj hapi të nevojshëm. Për sa kohë qëllimi është rikthimi i demokracisë dhe i shtetit ligjor, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në mënyrë demokratike, me një protestë qytetare kundër dhunës shtetërore. Dhunë ndaj së cilës çdo qytetar ka të drejtën e vet të vetëmbrohet.

Vetëmbrojtja është një ligj i pashkruar, por është një e drejtë e çdo qytetari shqiptar. Unë nuk di të ketë ndonjë vend tjetër në botë që të jetë dhunuar sa ç'është dhunuar Shqipëria nga qeveria e vet. Unë nuk di të ketë ndonjë vend tjetër në botë që të jenë larguar shqiptarët, dhunuar shqiptarët nga qeveria e vet, siç ka ndodhur në Shqipëri. Në këtë aspekt, çdo akt i qytetarëve është vetëmbrojtje ndaj narko-pushtetit. Unë mund t'ju them ju sot që aksioni i opozitës pa diskutim do të vijë duke u përshkallëzuar çdo ditë që vjen.

Veprimi ka filluar që nga momenti që është ndërmarrë hapi për protesta. Ajo çfarë mund të garantojmë ne është që kthim pas nuk do të ketë deri në arritjen e misionit. Edi Rama mendon që duke u fshehur, se është mësuar me opozitat që ka blerë, duke u fshehur mendon që do të zgjasë kohën dhe do të ndalojnë protestat në një moment të caktuar.

Protestat do të ndalojnë vetëm kur të hapet rrugë qeverisë teknike për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qytetarët më pas le të vendosin vetë se çfarë do të, kë duan të votojnë. Ajo çfarë garantojmë ne është që ne qytetarët në baltë nuk i lëmë dhe që në krye të përballjes dhe të revoltës do të jemi do të jemi ne bashkë me ta. Pra në këtë kontekst, çdokush... Pra si do të prodhojë protesta?

Çdokush që pretendon apo kërkon, apo argumenton nëpër media se këto janë protesta të dhunshme dhe po organizohen për dhunë, e ka shumë gabim. Opozita vjen në pushtet me votë, opozita vjen në pushtet me zgjedhje. Ne kemi të drejtën tonë të vetëmbrohemi. Të vetmit që bëjnë dhunë këtu janë Edi Rama, Olsi Rama, Ludvik Balluku dhe të gjithë kartelet e tjera siç i kemi parë që marrin biznesmen, i çojnë tek Suel Çela dhe i torturojnë. Këta bëjnë dhunë.

Siç kemi parë atentatet kriminale që janë realisht vrasje shtetërore, për sa kohë ndodhin në zonën më të mbrojtur të Shqipërisë që është aeroporti, dhe nuk gjendet asnjë polic në atë atentat që të gjithë i tmerroi një komb të tërë, që fakton që këta janë dhe të përfshirë në vrasje. Ke një polici që nga policia e shtetit është kthyer në polici të krimit, dhe ke qytetarë të cilët në vend të rrinë me familjet e veta, detyrohen të largohen nga varfëria. Këtyre qytetarëve u lind e drejta të vetëmbrohen dhe kjo do të ndodhi pa diskutim. Dhe ne do të jemi aty për t'i mbrojtur me çdo formë, mjet dhe mënyrë, sepse çdo formë, mjet dhe mënyrë është demokratik për sa kohë qëllimi është demokratik.

Edi Rama të largohet, t'i hapi rrugë qeverisë teknike që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të largohet, nuk, nuk ndalet kjo protestë. Kot e ka, do të rezistojë, sa të ketë mundësi të bëjë marrëveshje me Lubinë e tij, të bëjë ç'të dojë. Misioni është një dhe i vetëm. Nuk ka budalla në botë që mendon që Lubia ka vjedhur pa dijeninë e Ramës, Veliaj ka vjedhur pa dijeninë e Ramës, dhe të gjithë këta Ilir Beqja ka vjedhur pa dijeninë e Ramës.

Nuk i ha njeri këto mashtrime. Qytetarët shqiptarë nuk janë budallenj. Edi Rama është përgjegjës për varfërinë e tyre dhe për pasigurinë e jetës së shqiptarëve si rrjedhojë e bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar. Këtu kanë ndodhur gjëra nga më të tmerrshmet. Është koha që këta të largohen dhe ne do të qëndrojmë derisa të largohen.

Nuk shkëputemi nga ky mision dhe qytetarët nuk do të shkëputen nga ky mision dhe i garantojmë që me ardhjen në pushtet, jo vetëm do të arrestohen, po do t'i konfiskohet çdo send që kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë’, u shpreh Klevis Balliu në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco