Ora 17:00 në Tiranë/ Qindra qytetarë nga Qarku Berat i përgjigjen thirrjes së opozitës për protestë

15:09, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra demokratë dhe qytetarë të qarkut Berati janë nisur drejt Tiranës, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita që do të nis në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.

Nisja e demokratëve të qarkut të Beratit drejt Tiranës u krye me mjete private.

Rreth 80 automjete u nisën sot nga degët e PD-së Berat,Kuçovë, Poliçan, Dimal e Skrapar, ndërkohë që shumë të tjerë ishin nisur që pasditen e djeshme drejt kryeqytetit.

Kryetari i degës së PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, u ka bërë thirrje jo vetëm demokratëve por edhe qytetarëve që të bashkohen në protestë, për të rrëzuar këtë qeveri hajdutësh.

Në nisje, ai ka deklaruar se, ne duhet të jemi një faktor dhe tu tregojmë ndërkombëtarëve që vendi ynë nuk është vendi i hajdutëve por është vendi i njerëzve të lirë, të pastër dhe pa frikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco