Edhe Qarku i Lezhës do t’i bashkohet protestës së opozitës që do te zhvillohet në Tiranë në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.
Qytetaret janë nisur drejt kryeqytetit në mënyrë të organizuar nga Partia Demokratike, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar rezistencën qytetare deri në largimin e qeverisë aktuale.
Sipas protestuesve, pakënaqësitë lidhen me situatën ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e besimit te institucionet, ndërsa ata theksojnë se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, dhe Kryetarja e PD ne Lezhe janë shprehur se pjesëmarrja është e konsiderueshme.
© SYRI.net