107-vjetori i ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit u përkujtua këtë të shtunë në Vlorë, në një ditë që solli jo vetëm homazhe për Atin e Pavarësisë, por edhe reflektim qytetar mbi realitetin e sotëm të vendit.
Përfaqësues të Partisë Demokratike, mes tyre deputeti i Vlorës Bujar Leskaj, kryetari i degës së PD-së Vlorë Hysni Sharra, si dhe anëtarë e simpatizantë të kësaj force politike, vendosën kurora me lule në varrin monumental të Ismail Qemalit.
Në fjalën e tij, deputeti Bujar Leskaj vlerësoi figurën dhe kontributin historik të Ismail Qemalit, duke e cilësuar atë si shtetarin që vendosi interesin e kombit mbi interesin personal. Sipas Leskajt, Ismail Qemali mbetet një model i përjetshëm i drejtimit të ndershëm dhe i përgjegjshëm të shtetit.
Leskaj theksoi se nëse Ismail Qemali do të ishte gjallë sot, nuk do të ishte krenar për Shqipërinë aktuale, e cila sipas tij është e mbërthyer nga korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe elementë të diktaturës.
Në këtë kontekst, u nënvizua se protesta e paralajmëruar nuk është një protestë partiake, por një thirrje qytetare kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes, në frymën e vlerave që përfaqësonte Ismail Qemali.
Megjithatë, as këtë vit përkujtimi i 107-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit nuk e bëri bashkë klasën politike, e cila zhvilloi homazhe në orare të ndara pranë varrit monumental të Atit të
© SYRI.net