Avokata e njohur Adriana Kalaja ka reaguar me një shenim në faqen e esja në facebook pas nje njoftimi të orëve te vona ku KLGJ deklaronte se nuk i ka shkuar dosje nga Prokuroria e Përgjithshme për gjyqtaren e me disa mbiemra.
“Për zvarranikët e pushtetit, po publikoj përgjigjen zyrtare bashkë me dokumentacionin përkatës”, shkruan denoncuesja e Irena Gjoikës.
“E njëjta shkresë, vij0on ajo, i është dorëzuar dhe KLGJ”.
Postimi:
Për llumin mediatik.....
Llumi mediatik i inceneratorëve, ka nxjerrë lajmin se gjoja KLGJ është shprehur se nuk i ka shkuar dosje nga Prokuroria e Përgjithshme.
Për zvarranikët e pushtetit, po publikoj përgjigjen zyrtare bashkë me dokumentacionin përkatës.
E njëjta shkresë i është dorëzuar dhe KLGJ.
Mbase e ka vonuar posta e rilindur.
Gjithsesi,
Irenën me 300 mbiemra, nuk e pastroni dot ju media e llumit të inceneratorëve.
As nuk e shpëtoni dot.
Bashkë do përgjigjeni para ligjit.
Do shihemi.....
PS: Shpërndajeni sa më shumë se, media e llumit më ka shpallur Non Grata.
© SYRI.net