Noka: Shikoni ç'fundërrinë kryeministër ka Shqipëria, si shprehet dhe imiton protesuesit

Noka: Shikoni ç'fundërrinë kryeministër ka Shqipëria, si shprehet dhe imiton protesuesit

15:34, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas fjalimit të Edi  Ramës.

Ai u bën thirrje socialistëve që të largojnë Edi Ramën nga PS dhe qeveria.

Reagimi i Flamur Nokës:

Shikoni ç'fundërrinë kryeministër ka #Shqipëria! Shikoni si shprehet e si e imiton protestuesin! 

O fundërrinë njerëzore, po çdo njeri me ndërgjegjje qytetare do të solidarizohej me nënën dhe fëmijën e saj me çrregullim të spektrit të autizmit.

Po si mund të arrijë ta perceptojë këtë një dhunues i gjithçkaje mbi tokë si ty?

Po si shkon e u bie me polici, ndërsa tani i kthen në shënjestrën tënde politike përpara kamerave?!

Shikoni o socialistë kush është kryetari juaj dhe hapni mendjen! Termin "autik" e ka përdorur edhe më parë për sulme politike.

Distancohuni nga ky antivlerë dhe kërkojini dorëheqjen e menjëhershme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco