Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e ngritur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado.Kryebashkiaku Veliaj kërkoi anulimin e dekretit të emërimit të Dados si prokuror. Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Veliaj ka interes të tërthortë, jo të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër në vendimin e kësaj të premteje Gjykata refuzoi edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi.
SYRI TV
Gjykata Administrative këtë të premte ka rrëzuar kërkesën e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.
Në vendimin e saj Gjykata Administrative theksoi se Erion Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.
Nga ana tjetër në vendimin e kësaj të premteje Gjykata refuzoi edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi.
Në fjalën e tij Erion Veliaj lëshoi një lum akuzash ndaj Prokurorit Ols Dado.
“Ka dy arsye: ose KLP-ja nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose KLP-ja ka kuptuar se Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë konfirmuar se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Në rastin tim, dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të rikthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush vishet si polic apo prokuror dhe bëhet pjesë e këtij teatri, merr në qafë një qytet të tërë”
Në përfundim të seancës ka folur dhe avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se ishte i pritshëm vendimi i Gjykatës Administrative për të rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut për të prokurorin Ols Dado. Sipas Ndrecës edhe në këtë rast sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar.
Ndërkohë këtë premte, në sallë është paraqitur një zonjë, e cila ka kërkuar të marrë pjesë si përfaqësuese e zotit Veliaj. Megjithatë, rezulton se ajo nuk ka licencë avokatie, ndërsa asnjëra nga palët nuk e njeh.Gjykata theksoi se do ta referojë çështjen në organet kompetente.
© SYRI.net