Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Viola Kapidani ka reaguar ndaj komenteve të Edi Ramës, të bëra gjatë fjalimit të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
'As propaganda, as algoritmi dhe as pushteti nuk e mposhtin dot zërin e qytetarëve'- u shpreh ajo
Reagimi:
Kur ‘Sulltani i Madhërishëm’ humbet qetësinë, nuk sulmon më argumentet, por qytetarët. Madje, kur në protestë ndodhen edhe nëna me fëmijë me nevoja të veçanta, gjuha e përçmimit bëhet edhe më e rëndë.
Ndoshta algoritmi, që e ka kaq merak,nuk po arrin më t’ia fshehë pakënaqësinë e njerëzve.
Në fund të fundit, as propaganda, as algoritmi dhe as pushteti nuk e mposhtin dot zërin e qytetarëve. Sepse historia ka treguar se asnjë ‘sulltan’ nuk ka qenë i përjetshëm.
© SYRI.net