Spahia: Të bësh mimika tallëse teksa flet për dramën e një fëmije autik është kalbëzim njerëzor!

Spahia: Të bësh mimika tallëse teksa flet për dramën e një fëmije autik është kalbëzim njerëzor!

18:29, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i  PD-së Bardh Spahia, e ka cilësuar kalbëzim njerëzor komentin e Edi Ramës ndaj një nëne me fëmijën e saj autik.

Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:

Të bësh mimika tallëse teksa flet për dramën e një fëmije autik është kalbëzim njerëzor!

Të kthesh vuajtjen dhe sakrificën e një nëne që proteston kundër teje nga dëshpërimi dhe pamundësia për ti ofruar vetëm pak ndihmë krijesës së vet, sepse vidhet çdo ditë nga ti dhe shpura e hajdutëve të tu, është një kllounadë çnjerëzore që tregon një shpirt mizor dhe të zbrazët.

Këto familje bëjnë një luftë titanike çdo ditë pa asnjë ndihmë, ndërsa ti mbasi i dhunon, i përdor si material për shfaqjen e radhës nga foltorja jote e hajdutëve që të vijnë pas.

Kjo pështirësi nuk kërkon justifikim, kërkon vetëm neveri dhe revoltë. Boll u tallët me dhimbjen e më të pambrojturve! Boll i dhunuat! Turp i pafalshëm!

Shpreh solidaritetin tim me çdokënd që vuan nga neglizhenca e një shteti në duart e disa hijenave të paskrupullta që moral të vetëm kanë pasurimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco