Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke komentuar faktin që Prokuroria e Përgjithshme tha sot, se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin e saj në Greqi, denoncoi me tone të forta shndërrimin e shtetit në antishtet, ku drejtësia, institucionet dhe demokracia janë kapur nga individë pa legjitimitet ligjor e moral.
Sipas tij, ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është qeverisje, por një kronikë e errët e përmbysjes së shtetit, që shpjegon pse protesta qytetare është një reagim i pashmangshëm.
Reagimi i deputetit të PD, Luçiano Boçi:
Kronikë e shkurtuar e antishtetit
Një E DËNUAR nga drejtësia e një shteti evropian mban ‘hanxharin’ e drejtësisë së shtetit në Shqipëri!!!?
Një HAJDUT ikonash në një vend Evropian, e miliardash në Shqipëri mban ‘spektrin’ e qeverisjes së vendit!!!?
Një JOZYRTAR koordinator bandash kontrollon AKSHI-n e SHISH, dy shtylla themelore të shtetit, nga kolltuqet e zyrës së tij!!!?
Një E PANDEHUR me fakte e prova mbrohet nga Parlamenti i një vendi e shtetit pa demokraci!!!?
Ka dhe plot të tjera…
Një antishtet që drejton një shtet, SHQIPËRINË.
E pse mos dalin shqiptarët pastaj për të protestuar më 24 janar?!
Drejtësi JO!
Qeverisje JO!
Mirëqënie JO!
Demokraci JO!
© SYRI.net