‘Shqipëria po mban protestën më masive kundër qeverive në dekadat e fundit’!
Kështu shkruan edicioni në shqip i Deutsche Welle për protestën e 21-të radhazi, qytetare, në Tiranë.
Deutsche Welle thekson se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
‘Mijëra qytetarë, me mbështetjen e diasporën, u mblodhën përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kjo është protesta e 21-të që mbahet në Shqipëri’, shkruan Deutsche Welle.
© SYRI.net