Tiranë – Edhe pse ka kaluar ora 00:00, mijëra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke refuzuar të largohen nga protesta më e madhe e zhvilluar në Shqipëri gjatë 36 viteve të fundit.
Atmosfera në qendër të kryeqytetit mbetet e ndezur, ndërsa protestuesit kanë nisur të këndojnë Himnin Kombëtar përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë turmën duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe duke brohoritur, Rama jepe dorëheqjen.
Pavarësisht orëve të vona të natës protestuesit kanë vendosur të qëndrojnë në shesh deri në largimin e kryeministrit nga posti.
Kjo është protesta e 21-të radhazi kundër Edi Ramës.
Ajo konsiderohet si një nga tubimet më të mëdha qytetare të viteve të fundit, me pjesëmarrje të lartë nga qytetarë të ardhur diaspora.
© SYRI.net