Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Shqiptarët bashkë si kurrë më parë/ Nga SHBA, Britania, Gjermania, Italia dhe çdo cep i botës - Kërkojnë largimin e Ramës

Shqiptarët bashkë si kurrë më parë/ Nga SHBA, Britania, Gjermania, Italia dhe çdo cep i botës - Kërkojnë largimin e Ramës

21:31, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një protestë madhështore mbahet sot në Tiranë, 21 qershor 2026. Shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i botës janë bërë bashkë kundër kësaj klase politike dhe kundër kryeministrit Edi Rama.

Siç nuk ishte menduar ndonjëherë, ‘shuplaka’ kryeministrit Edi Rama po i vjen nga Diaspora.

Një pjesëmarrje historike. Një gjë është e sigurt kjo protestë do të mbahet mend gjatë. Një revoltë madhështore kundër kësaj qeverie që për vite me radhë ka vjedhur dhe punuar në dëm të shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama me arrogancën e tij për 21 ditë me radhë, edhe pse  para Kryeministrisë, shqiptarët kanë protestuar kundër tij, kundër korrupsionit, kundër qeverisë së tij të korruptuar, nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka sulmuar, akuzuar dhe ironizuar.

Diaspora sot, dha në mesazh akoma më të qartë se kur “Atdheu thërret, Diaspora përgjigjet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco