22 ditë protestë, përgjigjja e qytetarëve për Ramën: 'Jep dorëheqjen' – ish-polici i burgjeve denoncon presionin...

09:37, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbajtur ditën e djeshme protesta e 22-të masive para Kryeministrisë, ku shqiptarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Rreth 250 mijë qytetarë nga i gjithë vendi dhe diaspora llogaritet të ketë qenë numri i personave të pranishëm mbrëmë në shesh, me pjesëmarrje masive edhe të diasporës, e cila zbarkoi dje në Tiranë.

Para kamerës së Syri TV, qytetarët që qëndruan me vendosmëri para Kryeministrisë edhe gjatë natës janë shprehur:

Një qytetar tha: “Ka ardhur koha për ndryshim. Shqipëri e re. Besojmë në Shqipërinë e re dhe duhet një ndryshim. Unë kam ikur nga Shqipëria në moshën 13-vjeçare… Ekonomia, papunësia… nuk ia vë fajin shtetit, por s’kemi pasur rrugë dhe fshati im ende nuk ka rrugë… Kur vij në Shqipëri, vetëm qaj dhe ul kokën… Protestën e mbrëmshme i kam pritur djemtë nga diaspora. Kanë ardhur nga Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova… kanë ardhur të gjithë bashkë për Shqipërinë.”

Ai shtoi gjithashtu: “Sot është dita e fundit, dita e 22-të. Ai duhet të japë dorëheqjen… i jap Edi Ramës një këshillë: të japë dorëheqjen në të njëjtën kohë me kryeministrin e Anglisë.”

Ndërsa një qytetar tjetër, ish-punonjës i Policisë së Burgjeve, hodhi akuza të rënda ku u shpreh se: “Unë banoj në Kombinat. Vij këtu për 1001 arsye… vij për gjobëvënien, vij për hashashin, vij për çamin, vij për policët e ndershëm të burgjeve që diskriminohen në mënyrën më të keqe të mundshme. Unë me datën 5 maj kam dhënë dorëheqjen. Më kanë transferuar në Korçë, në Lezhë… kam pësuar edhe probleme shëndetësore… nuk e përballoja dot më presionin. Kam shkuar brenda një periudhe 4-mujore, 5 herë në komisione disiplinore vetëm pse kërkoja këto.”

Sipas tij, situata lidhet me kushte pune dhe presione të brendshme: “Kam kërkuar për Genc Alinë, kam kërkuar për vete, për pagat, për ushqimet… çdo herë hasja pengesa dhe kërcënime. Më kërkonin dorëheqjen në mënyrë të vazhdueshme.”

Ai përmend edhe emra konkretë: “Tre policë, një ndër ta Genc Alia nga Vlora, për të cilin unë do të kërkoj të vërtetën. Sepse atë e kanë shtyrë në vetëvrasje.”

U largoca sepse nuk e përballoja dot më presionin… ai ditë që ka bërë vetëvrasjen, kam pasur për të dalë në komision disiplinor me të.”

Protesta e 22-të para Kryeministrisë, është konsideruar si një nga më masivet dhe ka vijuar përgjatë gjithë natës, me pjesëmarrës që e kanë cilësuar si “protestë model”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco