'Algoritmi, algoritmi, algoritmi' – Marshimi madhështor i shqiptarëve shpërfytyron Ramën: Dëgjoni faktet, jo iluzionet

'Algoritmi, algoritmi, algoritmi' – Marshimi madhështor i shqiptarëve shpërfytyron Ramën: Dëgjoni faktet, jo iluzionet

10:25, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri i vendit, Edi Rama i shpërfytyruar nga Marshimi madhështor i mijëra shqiptarëve ka dalë ne podkastin e tij javor të propagandës me një revansh fjlalësh ku është munduar të gjejë fajtorë, armiq apo ndikues që po e kundërshtojnë në punët ë “mira” që po bën për Shqipërinë.

“Mbrojtja e natyrës dhe e flamingove është një kauzë fisnike”, por që sipas tij nuk duhet të mbështetet mbi dezinformim apo narrativa të krijuara nga algoritmet e rrjeteve sociale”.

Ndërkohë Rama harron apo bën vete sikur harron se tashmë është tejkaluar termi “Flamingo”. Tani shqiptarët duan dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij që ka 14 vjet që vjedh e keqpërdor Shqipërinë e shqiptarët. Një korrupsion galopant dhe një qeverisje nga bandat e krimit dhe drogës. Ndërsa ekonomia është shndërruar në një lavatriçe e parave të pista të krimit të organizuar. Dhe e gjithë kjo me lejen e Ramës.

Prandaj Marshimi i mijëra shqiptarëve nuk kishte shumë lidhje me Algortmet që ka shpikur Rama dhe as me Flamingot të cilat nuk janë harrura nga shqiptarët.

Në podkastin “Flasim”, Rama recitoi mesazhin e tij por nuk ishte shumë e qartë se kujt i është dërguar. Ndoshta patronazhisteve dhe militantëve të partisë së tij që shajnë e fyejnë nëpër rrjetet sociale të gjithë ata që janë më mijëra, e mijëra që i kërkojnë tashmë largimin.

Duke folur në podcastin e tij “Flasim” Rama zgjodhi t’i etiketojë sërish protestuesit  sërish si viktima të “histerisë së algoritmit” dhe të “gjysmë të vërtetave”.

Ndër të tjera, ai u shpreh se jo vetëm qytetarët që mblidhen prej 20 ditësh përpara zyrës së tij, por edhe një planet i tërë të ngrihet në protestë, askush nuk mund të bëjë PS të ndihet fajtore dhe nuk mund t’ia imponojnë të bëhet pjesë e algoritmit.

“Ka vetëm iluzione dhe shtrembërime faktesh e asgjë të vërtetë. Algoritmi bën punën e vet dhe ka vetëm algoritëm në atë protestë, asgjë tjetër. Algoritmi shpjegon atë që trondit dhe jo atë që shpjegon. Janë gjysmë të vërteta, që përhapen shumë shpejt.

Ka nga ata që mendojnë se po mbrojnë Zvërnecin, flamingot, se po mbrojnë Shqipërinë në këtë protestë, por se ndërkohë mbrojnë disa njerëz, që kanë të tjera interesa.

Bëj thirrje ndaj protestuesve që të verifikojnë faktet. Më vjen keq për ata që shkojnë vërtetë në protestë për natyrën, por bien pre e histerisë së algoritmit”,

Projekti për Zvërnecin absolutisht nuk do të ndalet, sepse është zhvillim ekonomik për vendin. Ai projekt duhet menduar vetëm si të bëhet akoma më perfekt. Për këtë po mund të bisedohet, që të ndihmojmë së bashku Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit”, tha ai ndër të tjera lideri global./Av.Ne/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco